Krizë në lidhjen Jolie-Pitt


Bota e ShowBizz-it është dalldisur me thashethemet që ka plasaritje në dashurinë në mes të Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Por, çifti janë larguar nga thashethemet përderisa janë paraqitur në skenat e disa ahengjeve në Festivalin e Filmit në Cannes.

Jolie ka pasur të veshur një fustan shumë seksi përderisa Brad ishte paraqitur në premierën e filmit “Inglourious Basterds” të mërkurën.

Pas premierës ka pasuar mbrëmj me një bashkim të tyre por si duket ata kanë pasur disa probleme më parë.

Ata janë ulur së bashku dhe Angie i ka vënë dorën Brad-it në qafë përderisa kanë shikuar që mos po e sheh kush këtë problem. Pastaj në këtë pikë Brad është kthyer dhe e ka puthur partneren e tij – ajo shihej se e largonte.

Një vit më parë çifti kishin ardhur në festivalin francez për ta promovuar filmin, “Changeling”.

Atë kohë Angelina ishte shtatzënë dhe në çdo momente e lëvdonte Brad-in.

Atë vit ata shtynë pushimet e tyre duke vizituar jugun e Francës, qëndruan në vendet më të mira të vendit, u kënaqem me darka romantike dhe morën anije familjare përderisa u shpallën edhe qytetarë nderi.

Por, këtë vit ata hynë krejtësisht ndryshe në Francën Jugore. Disa ditë para se të jepet filmi i Quentin Tarantino-s për Luftën e Dytë Botërore edhe në Hollywood dhe Cannes kishte thashetheme që Angelina nuk do ta vizitonte festivalin.

Kur ajo e bëri këtë, ajo ateroj një natë më parë, përderisa qëndronte në një restorant që ishte nëntë milja larg nga qyteti.

Pasi ka përcjell ahengun çifti janë larguar nga mediat dorë për dore duke dalë nga dera e pasme e restorantit.

Brad, ishte intervistuar më parë edhe nga shou televiziv amerikane “Today” ku ndër të tjera ishte pyetur edhe për partneren e tij, por që asnjëherë nuk e ka përmendur emrin e Angelina-ës.