Kroacia bëhet i pari vend në Ballkan që legalizon marijuanën mjekësore

Kroacia është bërë i pari vend ballkanik që ka lejuar pacientët të blejnë dhe përdorin produkte të marijuanës për të kuruar sëmundje serioze, megjithëse aktualisht nuk ka në gjendje produkt që doktorët t’ia japin pacientëve.

Blerja dhe përdorimi i marijuanës për qëllime mjekësore u bë e ligjshme në Kroaci të enjten teksa vendi u bë i pari shtet në Ballkan që i bashkohet trendit global të zbutjes së legalizimit të drogës.

Një komitet mjekësor i ngritur nga ministria e shëndetësisë vendosi në janar të këtij viti se shteti duhet të vazhdojë me legalizimin e marijuanës sepse mund të jetë e dobishme për trajtimin e disa sëmundjeve, sipas asaj që u cilësua si njohuria më e fundit shkencore dhe mjekësore.

Doktorët do të jenë në gjendje të japin receta për ilaçe, çajra dhe kremra që përmbajnë THC, element aktiv te kanabisi, për pacientët e tyre. Rregullimet lejojnë çdo pacient të marrë 0.75 gram THC në muaj.

Aktualisht nuk ka prodhues të marijuanës mjekësore apo produkte që lidhen me të në Kroaci, ndërsa asnjë kompani e huaj që shet produkte të tilla nuk ka shfaqur interes për të hyrë në tregun kroat.

Ministri i shëndetësisë ka këmbëngulur se do të sigurohet se ilaçet me bazë THC që jepen nga doktorët kroatë të jenë të disponueshme për pacientët, duke lejuar shitësit farmaceutik të importojnë produkte të tilla.

Por Vjekoslava Amerl Sakic, një doktoreshë e specializuar në mjekësinë familjare, tha për gazetën kroate 24 Sata se mund të kalojnë deri në katër muaj përpara se produktet e para me bazë marijuanën të jenë të disponueshme për klientët.

Doktorët duhet të vlerësojnë sipas saj të gjitha pasojat anësore, dozat dhe kushtet e përdorimit të produkteve me THC, që mund të mësohen vetëm pas kërkimeve laboratorike.

Sipas rekomandimeve të komitetit mjekësor, produktet bimore të bëra nga kanabisi mund të përdoren si ilaç shtesë për trajtimin e tumoreve, AIDS-it, sklerozave dhe epilepsisë te fëmijët.

Megjithatë nuk është shkencërisht e provuar se ndonjë nga këto produkte kuron ose kufizon efektet e sëmundjeve, besohet se lehtësojnë simptomat kur përdoren së bashku me ilaçet kryesore, tha komiteti.

Por produktet e kanabisit nuk duhet të përdoren nga njerëzit që vuajnë prej Parkinsonit, epilepsisë së zakonshme, depresionit apo çrregullimeve të tjera psikiatrike, paralajmëroi komiteti.

Burimi: Reporter.al

ja si perparojne shtetet e tjera perpara… (y)

…shqiperia (n)

eshte e veshtire per neve te behemi “europian” sepse duam qe secili te jemi ne pushtet! Ato mendojne qe kane bere mire me Lazaratin, po faktikisht i kane shkaktuar shtetit deme marramendese ekonomike!

Lum per ata qe e pijne! :slight_smile: :wacko:

Nese menaxhohet siç duhet, eshte nje burim i madhe per vendin!