Kujdes me zgjedhjen e partnerit

Egoistë, të fiksuar pas punës, posesivë e të pavendosur? Më poshtë keni një listë me tipat e meshkujve që femrat nuk duhet të dashurohen kurrë, sepse përndryshe do të vuajnë ne të ardhmen.
Ja tipat që më mirë t’u rrini larg:

Egoisti
Cdo aspekt i marrëdhënies tuaj vendoset prej tij, kushtëzon vendimet tuaja dhe madje edhe shijet tuaja. Edhe në marrëdhënie seksuale egoisti vendos në radhë të parë dëshirat dhe kënaqësitë e veta.

Posesivi
Ku ishe? Pse u vonove? Kështu do ta dalësh e veshur? Këto lloj tipash janë gjithnjë xhelozë dhe të asfiksuar me kërkesat e tyre. Rrezikojnë që në të ardhmen të bëhen agresivë dhe të dhunshëm. Duhet të bëni kujdes se më nje partner të tillë, mund të largoheni nga familja dhe miqtë.

I pavendosuri
Jeta është shumë e vështirë për secilin nga ne. Imagjinoni nëse për partner keni një mashkull që duhet t’i shkoni pas si një fëmijë. I pavendosur, gjithnjë për të shkaktuar probleme dhe për të ndjekur aventurat e veta. Premtimet e tij, janë si fjalët që i merr era…

Djali i mamasë
Këta lloj tipash, mamanë e kanë në qendër të dashurisë së tyre. Dhe mamatë duke e ditur këtë dobësi të djalit, fillojnë dhe komandojnë jetën tuaj. Nëse ai nuk e shkëput dot lidhjen me mamanë e tij, më mirë këputeni ju me të sa të mos jetë shumë vonë.

Endërrimtari

Kanë hijen e rock star ose të poetëve të mallkuar. Duken plot me mistere dhe shumë sensualë, por kur vjen fundi i muajit, llogaritë nuk bëhen me ëndrra. Më mirë lërini në ëndrrat e tyre për lavdi.

Festuesi

Nuk ka asgjë të keqe të dalësh dhe të argëtohesh, por ky nuk mund të jetë motiv i cdo nate. Kështu edhe jeta juaj do të jetë e padurueshme. Ikni sa jeni në kohë!

I cmenduri për punë

Entuziasmi për punën dhe dëshira për të punuar sa më shumë, mund të krijojë një lloj varësie dhe sëmundje. Për këtë lloj tipi puna është kryesorja, nuk ka as të shtuna, as të diela pushim. Në mbrëmje diskutohen vetëm cështjet e punës dhe asgjë tjetër…sa marrëdhënie e mërzitshme!

Pesimisti
Ky lloj tipi e sheh gjithnjë gotën gjysmë bosh dhe nuk bën asnjë përpjekje për të ndryshuar gjendjen. Eshtë gati të kritikojë cdo gjë dhe të gjithë. Edhe njeriu më optimist, pranë këtij lloj tipi do të mërzitej.

Narcisti
Nuk arrin që t’i rezistojë pamjes së vet, përfiton nga cdo pasqyre apo sipërfaqe e shkëlqyer për të shijuar imazhin e vet. Nuk di të dojë apo të admirojë të tjerët. Nuk mund të ndërtohet një marrëdhënie e mirë me dikë që do vetëm veten.

Kopraci

Nuk ju con kurrë në restorant. Një unazë me gurë të cmuar më mirë harrojeni. Kur shkoni diku, në momentin që paguhet fatura ai del jashtë për të pirë duhan që të mos shpenzojë para. Për ju do të jetë një problem i madh që të ndani vite të tëra me këtë lloj tipi, ndaj më mirë qëndrojini larg.

Kliton ke harruar dicka : MOSBESUES !

Sa negative paskemi ne :slight_smile:

shuuum Renix … :stuck_out_tongue:

Ja 10 tipet e grave, që sipas meshkujve, duhen evituar dhe duhen mbajtur larg sepse sjellin probleme gjatë një lidhjeje.

1- Nusja e ardhshme
Kjo lloj gruaje vuan lëvizjen e akrepave të orës biologjike dhe qëllimi i saj i vetëm është gjetja e një burri që ta cojë në altar. Nuk ka rëndësi nëse ishte një vajzë e lirë dhe e pavarur me pare; tani në cdo moment ajo ka idenë fikse për të gjetur princin e saj. Shpeshherë ajo bën edhe zgjedhjet e gabuara për shkak të nxitimit në lidhje me partnerin

2- Unë e di më mirë
Bisedat shkojnë shumë mirë për aq kohë sa ka dialog. Vështirësia nis kur duhet vendosur, kush ta thote fjalen e fundit. Pikërisht këto lloj femrash që thonë një lumë me fjalë pa ndaluar, bëhen të mërzitshme dhe përsërisin vetveten. Ato kanë si qëllim që të thonë gjithnjë dicka edhe kur nuk është vendi dhe momenti për të folur.

3-Gruaja porcelan
E ndjeshme dhe delikate deri në ekstrem. Gra të këtij lloji kërkojnë që të tjerët të përkujdesen shumë për të, sepse cdo fjalë, kritikë, batutë, koment mund të shkaktojë krizë të tmerrshme për ditë të tëra. Shkurt me femra të tilla, meshkujve do u shkojë jeta duke kërkuar falje.

4-Gruaja bankomat
Shpenzime, shpenzime, shpenzime është kryefjala e tyre. Mobilim shtëpie, ‘shopping’, këpucë, lule, aksesorë janë kërkesat kryesore për të marrë kartën e kreditit të partnerit. Këto lloj grash e shtrydhin partnerin si limon dhe më pas e lënë atë me borxhe.

5-Diktatorja
Nis me fjalët se bluzja nuk ju shkon, duhet të vishni me mirë këmishat, duhet të ndryshoni modelin e flokëve…Më pas vijon duke kontrolluar cdo aspekt të jetës suaj, duke nisur që nga zakonet e përditshme, miqtë që frekuentoni, fjalët dhe bisedat që bëni. Në fund një burrë do ta ndjejë veten të transformuar nëse pranon lidhjen me partnere të tillë.

6- E pasigurta
Në fillim gra të këtij lloji janë të ëmbla, pasi të mbulojnë me pyetje naive pa fund. Më pas zbulohet se tek to ka një pasiguri të thellë që manifestohet me xhelozi prej manjakeje. U telefojnë partnerëve të tyre 20 herë në ditë, kërkojnë të dijnë gjithcka, jetojnë në terror nga frika se mos braktisen. Dashuria e tyre kthehet në obsesion.

7-Joshësja
Je ulur në një bar dhe ajo të sheh me sy të zjarrtë, bën lëvizje joshëse para teje, në zyrë mban funde të shkurtra, këmisha të ngushta dhe nuk heziton të të provokojë. Kjo lloj gruaje ka dëshirë që të luajë me burrat si macja me miun.Qendroni larg saj, sepse nuk e keni për shumë kohë tuajën.

8-Mbretëresha në fron
Kjo lloj gruaje synon gjithnjë piedestalin, të jetë gjithnjë me sipër se të tjerët. Burrat për të janë skllevër, që duhet ta adhurojnë dhe të zbatojnë cdo urdhër të saj. Kujdes sepse do të përfundoni si qen dhe do të harroni respektin për veten tuaj.

9 – Gruaja misterioze
Jeta e saj është plot me të fshehta dhe ju nuk arrini të zbuloni se cila është ajo në të vërtetë. Nëse një grua ka një lloj enigme, do të thotë se po ju fsheh dicka të rëndësishme. Në fillim misteri është intrigues, por më pas bëhet i lodhshëm. Qartësia dhe ciltërsia është baza e cdo raporti të gjatë.

10 - Bukuroshja e fjetur
Janë gra që jetojnë në botën e tyre të ëndrrave me princa të kaltër, dashuri të përjetshme dhe romantike pa fund. Janë rritur me përkujdesje dhe përkëdhelje dhe nuk duan t’ia dijnë për faturat që duhen paguar dhe për banjon që duhet pastruar. Qendroni larg Miss Romantikes, sepse jeta juaj do të jetë tepër e vështirë

hahhaha… po keshtu do ngelim VETEM :pPPPPP
AI I CMENDURI PER PUNE ME ME PELQENE SHUUUUMMMMEEEEE NUK E QUAJ NEGATIVE FARE :slight_smile:

Te degjosh te gjitha keto ngelesh si çomja (komedia: Shi ne plazh!!!) Kur me vjen burri nga stani ferr ferr ferr ma ben fusaniiii…

Ferr ferr ferr…

po moj poo ,jam e sigurt me 1000 vula qe sdo e doje nje burr qe vetem punon , qe gjith kohen e tij ja kushton punes
ne punojm per te jetuar , jo jetojm per te punuar !

Egoisti
Cdo aspekt i marrëdhënies tuaj vendoset prej tij, kushtëzon vendimet tuaja dhe madje edhe shijet tuaja.

Kjo eshte semundja tipike e meshkujve sot…ose e meshkujve Shqipetar…duke patur egoizmin ne maje…nuk dine dhe nuk duan te dijne per femrat…mjaftone qe fjalet dhe veprimet e tyre te ndiqen ne baze te rregullave dhe vendimeve qe i marrin vete ata!,

mere 1 qe e ki afer se po jet pa martu :smiley: