Kukës, aksident rrugor, dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur në një aksident rrugor që ndodhi të shtunën në rrugën Kukës-Shishtavec.
Sipas informacioneve të fundit një automjet rrëshqiti nga akulli duke përfunduar në greminë, ndërkohë që ende nuk dihen emrat e viktimave.

Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes dhe të përdorin zinxhirët pasi kalimi nëpër rrugë është i vështirë për shkak të temperaturave nën zero.