Kupa e Afrikes, tris radhazi per Egjiptin

[b]

Egjipti rikonfirmohet serish ne fronin e Afrikes pasi ka fituar per te treten here rresht kupen e kontinentit te zi. [/b] Ne finalen e Luandas kunder Ganes, “Faraonet” kaluan me sukses kundershtaret me rezultatin 1-0. Ndeshja u vendos nga nje goditje e sakte e Gedo-s ne minuten e 40-te te ndeshjes. Me kete fitore arkivohet edhe edicioni i 27-te i ketij evenimenti qe do te kujtohet per sulmin ndaj kombetares se Togos nga nje grup rrebelesh.

Kjo eshte hera e shtate qe Egjipti fiton Kupen e Afrikes dhe ky trofe vjen pas zhgenjimit kombetar per eleminimin nga gara per te marre pjese ne Kupen e Botes.