Kur dëgjoni muzikë në Facebook, kujdes intimitetin

Për të dëgjuar muzikë në Facebook, thjesht hyni në aplikimet që rrjeti i njohur shoqëror, ka zbatuar në platformën e vet gjatë javëve të fundit.

Pas miratimit të komandës përkatëse, ju do të gjeni një listë të këngëve më të popullarizuara në Facebook, si dhe listën e këngëve më të dëgjuara nga shokët tuaj.

Për të aktivizuar këtë shërbim, thjesht klikoni këtë link (https://www.facebook.com/Pianetatech) dhe zgjidhni aplikimin ashtu si në faqen MySpace.

Menjëherë, llogaria juaj do të krijohet duke u lidhur me atë të Facebook-ut.

Por duhet patur kujdes. Pasi si gjithmonë, është një mënyrë që kontrollon jetën tuaj private. Në qoftë se, për shembull, ju vendosni “Publik”, kjo nënkupton se të gjithë mund ta dëgjojnë e madje edhe të shohin, se çfarë jeni duke bërë.