Kur pesë centimetra kushtojnë 5 mln stërlina

Pishina e re olimpike e ndërtuar në Portsmuth, si qendër stërvitore për Lojrat Olimpike të Londër 2012, duhet të rindërtohet nga fillimi, pasi ajo është pesë centimetra më e shkurtër nga norma.

Lajmi u bë publik nga shtypi britanik, i cili ironizoi gjerësisht me investimin prej pesë milion stërlinash të qytetit të Portsmuthit.

Ndonëse bëhet fjalë vetëm për stadiumin stërvitor, IAAF (Federata Ndërkombëtare e Atletikës), është e vendosur që të mos bëjë asnjë tolerim dhe i ka kërkuar auroriteteve sportive që të ndreqin gabimin.

Problemi qëndron se mënyra se si është ndërtuar stadiumi, e bën shumë të vështirë ripunimin, pasi në faqen e murit janë të vendosur të gjithë instalimet e domosdoshme dhe kostoja e ripunimit do të jetë shumë e madhe.

Një pishinë olimpike duhet të jetë 50 metra e gjatë dhe në fakt, edhe pishina e Portsmuthit është ekzatësisht kaq e gjatë.

Problemi është se sot, pishinat olimpike ndërtohen me një plus prej pesë centimetrash, në mënyrë që të vendosen sensorët që masin ekzaktësisht kohën.

Çështja e pishinës ka krijuar polemika në këshillin bashkiak të qytetit, ku përfaqësues nga secila parti akuzojnë tjetrën, ndërsa shtypi europian ironizon ndërkohë me “foot e inches” të britanikëve.

5 mln sterlina te hedhura kot…:noo:

Wohh qfar rregulli,po te ishte tek ne deri ne 5 metra nuk kish prish gje pune :smiley:

Boh cfar kokstoje