Kush do të jetë golashënuesi i Euro 2012?

Sulmuesi gjerman Mario Gomez kuotohet si fituesi më i mundshëm për të qenë goleadori i Euro 2012. Gjermani ndiqet nga holandezi Robin van Persie dhe portugezi Cristiano Ronaldo. Kur kanë mbetur dhe vetëm katër ditë nga fillimi i Europianit, një nga pyetjet që intrigon më shumë është kjo: Cili do të jetë golashënuesi më i mirë i turneut?

Në Europian janë të pranishëm shënues të lindur, të tillë si portugezi Cristiano Ronaldo, gjermani Mario Gomez, holandezi Robin van Persie, francezi Karim Benzema e shumë të tjerë. Shtëpitë më të famshme të basteve mendojnë se do të jetë Mario Gomez, kandidati perfekt për të qenë lojtari që do të shënojë më shumë gola në Euro 2012. Sulmuesi i Bayern Munich dhe i kombëtares së Gjermanisë shënoi 26 gola në Bundesliga 1 dhe 12 në Ligën e Kampioneve. Vetëm një “alien” si argjentinasi Mesi shënoi më shumë gola në Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi gjerman Gomez kuotohet me koefiçentin 9.00 për çdo Euro të vendosur në kompaninë e basteve, William Hill. Holandezi Robin van Persie i Arsenalit është në kuotën 10.00 nga Bet365 dhe 11.00 nga William Hill.

Cristiano Ronaldo, lideri i kombëtares portugeze, paraqitet si favoriti i tretë. Kuota e ndërkombëtarit luzitan është 13.00.

Në listë janë dhe futbollistë te tillë si Klaas Jan Huntelaar (HOL), Karim Benzema (FRA), Wayne Rooney (ANG), Miroslav Klose (GER), Fernando Llorente dhe Fernando Torres (SPA).Mario Gomez - GJERMANI

Robin Van Persie - HOLLANDË

Cristiano Ronaldo - PORTUGALI

Karim Benzema - FRANCË

Klaas Jan Huntelaar - HOLLANDË

Wayne Rooney - ANGLI

Miroslav Klose - GJERMANI

Fernando Llorente - SPANJË

https://www.albeu.com/galeria/images/15284.jpg

Ronaldo ose Van persi

un them Klose ose Benzema

Klose the :o

un kam degjuar se klose ka dal ne pension :wink:

Se ke keq Erinaa, sa her qe ka luajtur Klose ne ndonje kampjonat gjdoher i ka prir Gjermanis me gola :slight_smile:

kurse une mendoj se do te jet Torres :???:

Jo re se besoj far, Klose eshte gol shenues shum i mir dhe eshte i ri akom.

      • Updated - - -

ku eshte erinda e pe enderr ti ate:confused:

hahahah -4- ende ska fjetur per ta par ne enderr :stuck_out_tongue:
edhe nese te kam ngatrruar me te sosht ndonje problem i madh se e ke shoqe ti ate :wink: :stuck_out_tongue:

Une mendoj se do te jete Karim Banzema