Kush ishe dhe kush je?

Duke pare sot ne forum neper tema te ndryshme, here pas here iu riktheja komenteve qe kisha bere une para shume kohe, dhe me lindi ideja e nje teme per sa i perket kesaj gjeje.

Po Ju, riktheheni ndonjehere te komentet tuaja te vjetra? Dhe cili eshte ndryshimi qe shihni te vetja juaj nga ato shkrime me kalimin e kohes? Keni te njejtat mendime apo kane ndryshuar ato?

Une personalisht, teksa lexoja shkrimet qe kam pas bere para rreth dy viteve, i jepja mendimet shume me te zgjeruara dhe te argumentuara, ndersa tani shkruaj shume pak. Eshte dicka qe me ka ndryshuar me te vertete me kalimin e kohes, jam bere me fjalepak, e shoh shume pak te arsyeshme qe per disa tema ti mbush mendjen njerezve per te kunderten e asaj qe mendojne, apo ku di une per dicka tjeter.

Po ju, nese shihni nje te tille, cilin ndryshim do veconit tek vetja juaj?

Shpesh here i rikthehen temave te kaluara, dhe ne te shumtën e rasteve me vjen për te qeshur! Mbase ajo qe do te ndryshoja do te ishte menyra e “rrept” a e ftohte ne disa përgjigje :mendoj:por per pjesen tjeter i njejti person me disa vite me shume! :lexo:

Le te shikojme pjesen tjeter te anetareve akoma aktiv!