Kush janë sportistët më të mirë të olimpiadës “Pekin 2008”

Kush janë sportistët më të mirë të olimpiadës “Pekin 2008”
Shkruar nga Leonard Karaj
e diel , 24 gusht 2008
Indeksi i arikujve
Kush janë 50 sportistët më të mirë të olimpiadës “Pekin 2008”
Faqe 2
Faqe 1 nga 2
ImageLojërat Olimpike “Pekin 2008”, përtej madhështisë në ceremoninë e hapjes, dhuruan jo vetëm medalje e rekorde nga më të paimagjinueshmet por nxorën në pah talente që, sipas analistëve, do të jenë edhe protagonistë në “Londër 2012”. Duke iu referuar uebsajtit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe atij zyrtar të Lojërave Olimpike “Pekin 2008”, gazeta “Tirana Observer” publikon sot listën e 50 sportistëve më të mirë të kësaj olimpiade. Ndër ta qëndron amerikani Majkëll Felps, i cili nuk është vetëm sportisti Nr. 1 i kësaj Olimpiade, por edhe rekordmeni absolut në historinë e Lojërave Olimpike me tetë të artat e fituara në “Pekin 2008”.

Ai kryeson listën e olimpistëve më të mirë, duke lënë pas me një diferencë të madhe (plot 5 medalje të arta më shumë) Nr. 2 të Olimpiadës, Usain Bolt. Xhamajkani, i mbiquajtur tashmë si “njeriu i erës”, regjistroi jo vetëm dy rekorde që nuk thyheshin prej shumë vitesh, por tregoi edhe një formë të shkëlqyer sportive në të dyja garat individuale, duke lënë pas me shumë metra konkurrentin më të afërt. Ai ndihmoi edhe ekipin xhamajkian në fitimin e stafetës 4x100 metra. Ndërkohë në të njëjtin pozicion, pra me 3 medalje të fituara, por jo me famën dhe rekordet e xhamajkianit janë edhe gjermania Stephanie Rice, britaniku Chris Hoy dhe kinezi Kai Zou. Dhjetëshen e më të mirëve të kësaj olimpiade e mbyllin australiania Lisbeth Trickett, e cila fitoi 4 medalje (2 ar, 1 argjend, 1 bronz), bashkëkombësja e saj, Leisel Jones, e cila fitoi një medalje më pak (2 ar, 1 argjend), amerikanët Matt Grevers dhe Aaron Peirsol, me nga 3 medalje secili (2 ar, 1 argjend) dhe kinezi Wei Yang, po me 3 medalje (2 ar, 1 argjend) të fituara në gjimnastikën artistike. Duhet theksuar se renditja e sportistëve më të mirë është bërë duke u bazuar në medaljet e tyre të arta dhe jo në shumën e medaljeve (argjend dhe bronz) që ata kanë fituar në këtë eveniment. Prandaj edhe shumica e tyre qëndrojnë në të njëjtin pozicion në këtë klasifikim.

Top-50

  1. PHELPS Michael
    USA/Not; 8 medalje të arta
  2. BOLT Usain
    Xhamajka/Atletikë; 3 medalje të arta
  3. RICE Stephanie
    Australia/Not; 3 medalje të arta
  4. HOY Chris
    Britani/Çiklizëm; 3 medalje të arta
  5. ZOU Kai
    Kina/Gjimnastikë; 3 medalje të arta
  6. TRICKETT Lisbeth
    Australia/Not; 4 medalje (2 ar, 1 argjend, 1 bronz)
  7. JONES Leisel
    Australia/ Not; 3 medalje (2 ar, 1 argjend)
  8. GREVERS Matt
    USA/Not; 3 medalje (2 ar, 1 argjend)
  9. YANG Wei
    Kina/Gjimnastikë; 3 medalje (2 ar, 1 argjend)
  10. PEIRSOL Aaron
    USA/Not; 3 medalje (2 ar, 1 argjend)
  11. LOCHTE Ryan
    USA/Not; 4 medalje (2 ar, 2 bronz)
  12. LEZAK Jason
    USA/Not; 3 medalje (2, ar, 1 bronz)
  13. KITAJIMA Kosuke
    Japoni/Not; 3 medalje (2, ar, 1 bronz)
  14. BEKELE Kenenisa
    Etiopi/Atletikë; 2 medalje të arta
  15. DAVYDOVA Anastasia
    Rusia/Not i sinkronizuar; 2 medalje të arta
  16. ERMAKOVA Anastasia
    Rusia/Not i sinkronizuar; 2 medalje të arta
  17. STEFFEN Britta
    Gjermani/Not; 2 medalje të arta
  18. ROMEIKE Hinrich
    Gjermani/Hipizëm; 2 medalje të arta
  19. WEBER-GALE Garrett
    USA/Not; 2 medalje të arta
  20. DIBABA Tirunesh
    Etiopia/Atletikë; 2 medalje të arta
  21. WIGGINS Bradley
    Britani/Çiklizëm; 2 medalje të arta
  22. ADLINGTON Rebecca
    Britani/Not; 2 medalje të arta
  23. GALVEZ Felicity
    Australia/Not; 2 medalje të arta
  24. HE Kexin
    Kinë/Gjimnastikë; 2 medalje të arta
  25. CHEN Yibing
    Kinë/Gjimnastikë; 2 medalje të arta
  26. LI Xiaopeng
    Kinë/Gjimnastikë; 2 medalje të arta
  27. XIAO Qin
    Kinë/Gjimnastikë; 2 medalje të arta
  28. GUO Jingjing
    Kinë/Hedhje nga trampolina; 2 medalje të arta
  29. CHEN Ruolin
    Kinë/Hedhje nga trampolina; 2 medalje të arta
  30. ZHANG Yining
    Kinë/Pingpong; 2 medalje të arta
  31. LIUKIN Nastia
    USA/Gjimnastikë; 5 medalje (1 ar, 3 argjend, 1 bronz)
  32. JOHNSON Shawn
    USA/Gjimnastikë; 4 medalje (1 ar, 3 argjend)
  33. COVENTRY Kirsty
    Zimbabve/Not; 4 medalje (1 ar, 3 argjend)
  34. COUGHLIN Natalie
    USA/Not; 6 medalje (1 ar, 2 argjend, 3 bronz)
  35. SONI Rebecca
    USA/Not; 3 medalje (1 ar, 2 argjend)
  36. BERNARD Alain
    Francë/Not; 3 medalje (1 ar, 1 argjend, 1 bronz)
  37. JEANNET Fabrice
    Francë/Skermë; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
  38. JEANNET Fabrice
    Francë/Skermë; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
  39. LOPEZ Nicolas
    Francë/Skermë; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
  40. WERTH Isabell
    Gjermani/Hipizëm; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
  41. EMMONS Katerina
    Çeki/Qitje; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
  42. LAMAZE Eric
    Kanada/Hipizëm; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
  43. LLANERAS Joan
    Spanjë/Çiklizëm; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
  44. Van GRUNSVEN Anky
    Holandë/Hipizëm; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
  45. KENNY Jason
    Britani/Çiklizëm; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
  46. PARK Sung-Hyun
    Kore e Jugut/Hark; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
  47. PARK Kyung-Mo
    Kore e Jugut/Hark; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
  48. LEE Hyojung
    Kore e Jugut/Tenis me flutur; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
  49. JIN Jong Oh
    Kore e Veriut/Qitje; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)
  50. PARK Taehwan
    Kore e Veriut/Not; 2 medalje (1 ar, 1 argjend)

Argjentina, e artë në “Pekin 2008”
Argjentina vishet me ar në “Pekin-2008”. Çelestëve u mjaftoi një gol në finalen kundër Nigerisë. Një ndeshje e fortë e vendosur nga Angel Di Maria. Mesfushori argjentinas, mbi të cilin rëndonin dy penallti të humbura në ndeshjen e grupit kundër Serbisë, mposhti mbrojtjen afrikane duke e kaluar topin mbi portierin Ambruse Vanzekin në minutën e 58-të të pjesës së dytë. Muri mbrojtës argjentinas më pas ka ruajtur me fanatizëm rezultatin, duke i dhuruar medaljen e artë Argjentinës, që sigurisht ishte favorite, pas fitores 3-0 ndaj rivalëve të Brazilit në gjysmëfinale. Spektakli në “Folenë e Zogut” ka qenë një përsëritje e finales së “Atlanta 1996”, ku Nigeria u bë skuadra e parë afrikane që fitonte turneun, vetëm se këtë herë është Argjentina triumfuese. Për 5 herë Kampionët e Botës, Brazilin, mbetet vetëm medalja e bronzit në Olimpiadë.

Shvacer, 50 kilometra për të artën
Italiani Aleks Shvacer ka fituar medaljen e artë në 50 kilometra ecje sportive në Olimpiadën e Pekinit. Ai shënoi kohën 3 orë 37 minuta e 9 sekonda. Medalja e argjendtë i ka shkuar australianit Jared Tallent me 3 orë 39 minuta e 27 sekonda. Ndërsa e bronzta rusit Denis Nizhegorodov me 3 orë 40 minuta e 16 sekonda.

Kuba mund SHBA-në në bejzboll
Kuba ka mundur Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultatin 10-2, ndërsa është kualifikuar për finalen e turneut olimpik të bejzbollit. Formacioni kuban, favoriti kryesor për fitoren e ndeshjes finale, do të sfidojë Korenë e Jugut. SHBA-ja do të përballet me Japoninë për medaljen e bronztë.

Bekele siglon dopietën, ar edhe në 5000 m
Kenenisa Bekel ka sigluar dopietën personale në Lojërat Olimpike. Ashtu sikundër bëri në 10 mijë metra dy ditë më parë, edhe në garën e 5 mijë metrave, etiopiani erdhi i pari në finish. Ai ka thyer edhe një rekord që më tepër vlen për statistikë. Bekele është i vetmi atlet që arrin të fitojë pas 28 vjetësh që të dyja garat e gjata (10 mijë m dhe 5 mijë m) në një Olimpiadë. Para tij një dopietë të tillë e ka realizuar Kohlemainen (1912), Zatopek (1952), Kuts (1956), Viren (1972 dhe 76) dhe Yifter (1980). Edhe në “Athinë 2004” Bekele provoi të njëjtën gjë, por në 5 mijë metra ai u befasua nga shpejtësia e Hicham El Guerrouj, i cili arriti të merrte medaljen e artë. Ndërsa në garën e djeshme etiopiani e kryesoi që nga fillimi dhe vetëm në 300 metrat e fundit u lëshua në sprint. Pas tij u rendit keniani Kipchoge me 5 sekonda më pak se Bekele.

Medaljet e “Pekin 2008”

Renditja

Nr. Shteti Ar Argj Bron TOT

  1. Kina 47 16 25 88
  2. SHBA 31 36 35 102
  3. Britania 18 13 12 43
  4. Rusia 17 18 22 57
  5. Gjermania 14 9 13 36
  6. Australia 12 14 16 42
  7. Koreja Jugut 11 10 7 28
  8. Japonia 9 6 10 25
  9. Italia 7 8 10 25
  10. Holanda 6 5 4 15
  11. Xhamajka 6 3 1 10
  12. Franca 5 13 16 34
  13. Ukraina 5 4 11 20
  14. Spanja 4 6 2 12
  15. Bjellorusia 4 4 8 16
  16. Rumania 4 1 3 8
  17. Kanada 3 8 6 17
  18. Polonia 3 4 1 8
  19. Çekia 3 3 0 6
  20. Sllovakia 3 2 1 6
  21. Zelanda Re 3 1 5 9
  22. Etiopia 3 1 1 5
  23. Gjeorgjia 3 0 3 6
  24. Kuba 2 6 11 19
  25. Kenia 2 4 2 8
  26. Brazili 2 3 7 12
  27. Danimarka 2 2 3 7
  28. Kore Veriut 2 1 3 6
  29. Zvicra 2 0 3 5
  30. Hungaria 1 5 2 8
  31. Kazakistan 1 4 5 10
  32. Turqia 1 4 3 8
  33. Norvegjia 1 4 2 7
  34. Zimbabve 1 3 0 4
  35. Azerbajxhan 1 2 4 7
  36. Uzbekistan 1 2 3 6
  37. Sllovenia 1 2 2 5
  38. Bullgaria 1 1 3 5
  39. Indonezia 1 1 3 5
  40. Finlanda 1 1 1 3
  41. Estonia 1 1 0 2
  42. Mongolia 1 1 0 2
  43. Portugalia 1 1 0 2
  44. Tajlanda 1 1 0 2
  45. Argjentina 1 0 3 4
  46. India 1 0 2 3
  47. Iran 1 0 1 2
  48. Letonia 1 0 1 2
  49. Meksika 1 0 1 2
  50. Bahrein 1 0 0 1
  51. Kameruni 1 0 0 1
  52. Panama 1 0 0 1
  53. Tunizia 1 0 0 1
  54. Suedia 0 4 1 5
  55. Lituania 0 2 3 5
  56. Trinidad 0 2 0 2
  57. Kroacia 0 1 3 4
  58. Austria 0 1 2 3
  59. Greqia 0 1 2 3
  60. Algjeria 0 1 1 2
  61. Kolumbia 0 1 1 2
  62. Kirgistani 0 1 1 2
  63. Serbia 0 1 1 2
  64. Taxhikistan 0 1 1 2
  65. Belgjika 0 1 0 1
  66. Kili 0 1 0 1
  67. Ekuadori 0 1 0 1
  68. Malajzia 0 1 0 1
  69. Rep. Domenikane 0 1 0 1
  70. Singapori 0 1 0 1
  71. Afrika J. 0 1 0 1
  72. Vietnami 0 1 0 1
  73. Armenia 0 0 6 6
  74. Tajvani 0 0 4 4
  75. Irlanda 0 0 2 2
  76. Nigeria 0 0 2 2
  77. Afganistani 0 0 1 1
  78. Bahamas 0 0 1 1
  79. Egjipti 0 0 1 1
  80. Izraeli 0 0 1 1
  81. Maroku 0 0 1 1
  82. Mauritus 0 0 1 1
  83. Moldavia 0 0 1 1
  84. Togo 0 0 1 1
  85. Venezuela 0 0 1 1

Ku eshte Shqiperia??? :cry: :cry: :cry:

ça shqiperia smori as prej alumini…

Shteti shqiptar nuk ka shperblyer akoma sportiste e olimbiades para 4 vitesh, imagjino çfare niveli dobet qe kane shqiptaret pa asnje investim.

:lol: