....Kushtuar Femres...

Po e filloj kete shkrim shume natyrshem…duke ecur me mendimin se nga disa gjera te vogla…(qe shpesh anashkalohen)…mund te krijojme gjera me vlere dhe te medhaja njekohesisht!!
Si natyre njeriu,nuk jam paragjykuese per askend…per asnje…per c’do gje te gjalle apo send…absolutisht qe jo…jam vetem nje njeri qe besoj dhe mendoj se me disa gjera te vogla qe I kemi ne dore mundemi te ndyrshojme pse jo?

Kete shkrim ne fakt e kam per vajzat…perfshir ketu edhe personin tim pa dyshim…duke u perpjekur te permirsojme disa “difekte” tonat qe nuk kushtojne asgje…perkundrazi…permirsojne menyren tone te jeteses!!
Shoh shpesh qe femrat I kushtojne rendesine maksimale pamjes se jashtme…dhe ne kete drejtim absolutisht qe nuk jam kunder…eshte nje cilesi teper e mire (nese nuk kalon maksimumin)…sepse kjo tregon cfare personi jemi…nese I kushtojme rendesi pamjes se jashtme…pra pamja e jashtme flet shume per ne…dhe deri ketu jam dakord…

Mirpo,ajo cfare une nuk jam dakord eshte se I kushtojne rendesi me shume se sa duhet…duke u perjekur te ngjajne me dike tjeter (V.I.P)…duke pare tek vetja difekte qe nuk jane…e duke bere te mundur keshtu te arrijne ne piken kur “fiksohen” per te qene perfekte…
C’do dite e me shume shoh femra qe kalojne shume ore ne palester…duke e kthyer c’do pjese mishi ne muskul…duke gdhendur format trupore natyrale ne nje stil aspak femeror…aspak delikat…por dicka te ngrir…e teper te fort…pjese muskuli gjithandej…
Jam absolutisht dakord qe palestra duhet te shihet si kultur…si pjese e perditshme e jetes sone…mirpo pa dashur ne kalojme ne “abuzim” duke kerkuar perfekten…sepse ju vajza nuk beni gje tjeter vecse “shkaterroni” delikatesen…butesine…eleganzen femerore…zhdukni c’do gjurm te saj…dhe c’do pjese te trupit e ktheni ne “manikin”…eshte absurde apo jo?

Mund te me gjykoni ne kete shkrim…eshte e drejta juaj…mirpo asgje nuk mund te me ndal…te keshilloj…ndihmoj…t’iu beje te kuptoni se bukuria nuk eshte “mishi”…por ajo cfare fshihet pertej lekures…qe vlen mbi gjithcka…
Jemi ne nje periudh ose vite…ku ngja egzistenca e fjales femer ka mbetur vetem nje hije e lehte e saj…shume e zbhte…
Dikur per femren flitej jashtzakonisht…dhe ishin pikerisht meshkujt qe gdhendinin mijra fjale dhe vargje per to…si me te bukuren krijes te natyres…si me delicaten krijes…
Sot,flitet shume pak…shihet jashtzakonisht konkurrenz femrash…duke kerkuar te arrijne absoluten…e sigurisht I referohem pamjes fizike…duke kerkuar me ngulm te arrijne bukurine e perjtshme…te ndalin rrudhat…plakjen…vitet…

Mirpo vajza te dashur…oh,te dashura vajza…nderkohe qe shpenzoni ore te tera ne parukeri,palester,operacione plastike…pse nuk konsumoni kohen tuaj…me dicka me vlere…sic jane vrapi buze detit…leximi librave…degjimi muzikes…biseda me miqte…me te dashurit…lojra me qenin tuaj…punononi…punoni dhe beni nje pune e dashuroni…qe ju jep kenaqesi shpirterore…
Sigurisht qe nuk jam kunder kirurgjis plastike…mirpo ne rastet kur vertet eshte “nevoj” dhe jo “fiksim”
Kur sheh mangesi ne fizikun tend…sic jane (hunda,veshet,ose zhdukjen e ndonje shenje qe ka mbetur ne femijria) ama vetem per keto 3 arsye jam pro…
Per te tjerat me duket absurde…shume absurde…
Zoti I ka krijuar njerezit te ndryshem…e secilin me bukurine unike te tij…me buze,fytyre,gjoks,te pasme normale…
Pse duhet te kalosh ne extreme…duke fryr buzet ne nje mas qe kthehen ne qeliz e vdekur…e le me te mendosh se cfare kontrasti krijojne ne fytyre…

Nje mashkulli se pari duhet ti pelqesh per ate qe je…do per nje njeri te “sajuar” duhet te adhuroj shpirtin dhe jo buzet dhe gjoksin tend te fryr…nuk eshte normale me beso…ti I bene te mundur te humbasesh ndjeshmerin e nje ledhatimi fizik qe prek shpirtin…e nje puthje qe kalon pertej fizikut…sepse ti me duart e tua…me zgjedhjet e tua…varros ndjeshmerit qe zoti ka krijuar…”magjin e nje puthjeje”…ku buzet arrijne nivelin me te lart te saj…
Plastika I vdes me degjo…dhe pas nje peridhe kohe…do vij nje moment qe per zgjedhjet e castit te pendohesh…
Duhet ti mesosh te tjeret te te duan per ate qe krijoi zoti…jo per ate qe sajoi robi…
Ju vajza te dashura…ju jeni keni kategori te ndryshme moshe…ama me nje ngjashmeri te madhe mes jush…
Deshiroj shume perzemrsisht t’iu keshilloj disa menyra te thjeshta por absolutisht te mira…e te domosdoshme…
Kujdesuni per pamjen tuaj…ngjyrosni floket si ti doni…perdorni veshjet qe deshironi…mos dilni asnjehere nga natyra juaj…
Mirpo mesoni te doni veten…te dashuroni veten…sepse nuk mund te pretendoni te doni dike tjeter nese nuk e filloni dashurine nga vetja…
Punoni me veten tuaj…te ofroni tek te tjeret jo pamjen…por shpirtin…dhe shpirtin te meerrni si dhurat…
Te jeni perhere te kuruara…floke te rregullt…te krehur…veshje te pastra…te rregullta…te modes…kepuc te pastra mbi te gjitha…jo teper te larta…por aq sa te mund te ecni lehtesisht me to…
Kuroni lekuren…me mjalt,qumesht,vaj ulliri…jane zbukuruesit natyral me te mire me besoni…jane aleat bukurie tek nje femer….e miqte tuaj te perhershem…

Kuroni gjithcka te trupit tuaj qe vjen ne rruge natyrale…dhe mesoni te doni veten ashtu sic jeni…
Bukuria nuk eshte perfekte…bukuria eshte te ndihesh e till…bukuria nuk eshte silikoni…bukuri eshte buzeqeshja qe rrjedh nga zemra…bukuri nuk eshte gjoksi madhe…bukuri eshte Brenda gjoksit tuaj…aty ne zemer…ne anen tuaj te majte…
Bukuri nuk jane buzet e mbi fryra…bukuri jane te marresh dhe japesh puthje njeriut te zemres…me ato buze qe ai njohu tek ju…
Bukuri nuk eshte te kthehesh ne “manikin” bukuri eshte te duash c’do pjese mishi tek trupi yt…edhe nese ka ndonje kg me shume…
Bukuri nuk eshte ti pelqesh nje mashkulli…dhe per ti pelqyer atij…sakrifikoni veten ne c’do lloj menyre…jooooo vajza te dashura jooo…ai duhet t’iu doj ashtu…me 100 te mira e me 100 difekte tuajat…
Bukuri nuk eshte lakuriqsia…kembet dhe barku te zhveshura…bukuri eshte qe edhe me nje veshje te mbuluar te zgjosh kuriozitet tek nje mashkull…te lesh pak vend per imagjinat…duhet apo jo?
-Dritero Agolli do te thonte keshtu:
Nje fustan s’ka vler te vishet… nese nuk i zgjon nje mashkulli deshiren per ta zhveshur…(eshte e thell pertej asaj qe lexohet)
Ose Giorgio Armani thot keshtu: Eleganza nuk eshte te vihesh re…por te mbahesh mend…
Dhe ne fund…bukuria nuk eshte te pelqehemi nga meshkujt…joooooo….jane krijes absurde me besoni…jane pikerisht ata qe detyrojne femrat te ndermarrin keto hapa katastrof…duke I nxjerr ne pah difektet…e duke u kthyer koken si “ventilator” pas c’do femre qe shohin…

Te dashura vajza…meshkujt aq munden te shohin…e kam permendur shpesh…nje pal kemb te bukura sipas tyre jane me te bukura se sa sy te sinqert e zemer te paster…mirpo ju nuk duhet te ndikoheni nga ata…Mos I’ua dhuroni kete kenaqesi…
Mesoni te keni perkufizim tjeter rreth fjales “bukuri” qe eshte shpirti….krijesa e brendshme e jona…jo ajo cfare jemi jasht…
Duhet te doni trupin tuaj…jo ta ofroni si mish tek te pa ngopurit…tek krijesat e etura per mish…duhet te tregoni se pertej mishit jeton nje femer e gjalle dhe e pa tundshme….femer qe respekton dhe vlersoni c’do cm te saj…
Bukuri eshte te dashurosh…te dhurosh dhe marresh dashuri…te kerkosh e cmendur shpirtin e tij…te ofrosh me te miren e brendshme qe ke…te dhurosh ngrohtesi…freski…dhe jo lekur…kete ofroje kur te bindesh se ke bere zgjedhjen e duhur tek dikush…
Hiqni dore nga plastika…plastika nuk te bene te bukur…plastika te shemton…natyraliteti te zbukuron…te qenit jasht sic je edhe Brenda teje…
Mos kerkoni te bini ne sy…e per te rene ne sy te beni mijra sakrifica…
Jeni sa me natyrale…sa me te rregullta me pamjen dhe veshjen tuaj…

Dhe mos harroni me kryesoren…jetoni…kendoni…dashuroni…adhuroni detin…ajrin…jeten…ngjyrat…
Gjithckaje qe ofron e bukura jete…dashurojeni…magjepsuni…parfumosuni…me me te miren arom qe egziston…por mos harroni ju lutem…se uji me sapun eshte aroma me e mire e mundeshme…
Largoni komplekset nga mendja…mos harxhoni pa fundesi lekesh ne kozmetika…parukeri…sepse jeni ju qe zbukuroni pamjen tuaj…me shpirtin tuaj te bukur….e me doren e zotit qe ju gdhendi ne madheshti…
Duajeni shpirtin,trupin,veten tuaj…besoni ne magjin e dashurise…ne magjine e njerezve qe duan…besoni ne zemrat tuaja…ne aftesit tuaja…dhe jeta do t’iua shpreblej…
Ti femer…ju femra…une femer…jemi nje…jemi krijesat unike te kesaj bote…sepse dhurojme jete…sjellim jete…kemi pasuri te pa fund te shpirtin tone…

Mos nenvlersoni shpirtin ju lutem…nenvlersoni ate cfare mendojne te tjeret rreth jesht…ate cfare te tjeret shohin jasht jush…
Ju nuk jeni mish…ju jeni shpirt….mos e harroni kete ju lutem…shpirti eshte vlera juaj…prona dhe pasuria juaj…
Ate dhuroni…ate dashuroni…ate ekspozoni…dhe se bashku te arrijme bote te bukur…sepse kjo eshte bote e bukur…kur dhurojme te bukuren e shpirtit dhe jo mishit…
Fluturoni ne ajer…dashuroni jeten…ngjyrat…muziken…sepse zoti krijoi ne…krijesat e art ate kesaj bote…
Jepi femres emrin qe meriton…vleren qe meriton…jepi femres emrin tend…’FEMER”…dhe ler natyren te gjunjozohet para shpirtit tend…mos u mbulo pas nje make-up…lere fytyren tende te shkelqej… sepse natyra perpara teje eshte asgje!!!