Ky është iPhone7 (Foto)

Apple përfundimisht është duke e lansuar gjeneratën e re të iPhone. Dhe duke e ditë se sa shumë është folur për këtë model të telefonit nga Apple, mund të thuhet se nuk ka shumë befasi.

Trupi i iPhone 7 është shumë i ngjashëm me iPhone 6s, por modeli i ri shkëlqen. Në fakt, thuhet se Apple ka përdor robotë për rrotullimin e trupit të telefonit me alumin, për ta bërë modelin e ri të telefonit të tyre jashtëzakonisht me shkëlqim. Apple e quan këtë variant Jet Black.

Por Apple e ka bërë edhe variantin e zi të iPhone 7, i cili e ka edhe logon e Apple me ngjyrë të zezë, bashkë me versionet tjera standarde që vijnë në ngjyrë ari, rose gold, dhe variantin e argjendtë.

Home Button nuk do të klikohet më, edhepse do ta jep këtë ndjenjë, sepse Apple e ka përdor teknologjinë e ngjashme me atë që është në kompjuterët MacBook.

iPhone 7 do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe ky model do të jetë më i forti që Apple e ka bërë ndonjëherë.

      • Updated - - -

//youtu.be/sbios0u2Px8

//youtu.be/Q6dsRpVyyWs

//youtu.be/RdtHX15sXiU

//youtu.be/uVRcbo9_OdA