Lady GaGa këngëtarja më e çuditshme

Lady GaGa është votuar si këngëtarja më rrëqethëse në shoubiznes, për videoklipin e saj provokues “Paparazzi”.
Në videoklip, këngëtarja paraqitet e ulur në një karrocë dhe thotë se e ka vrarë të dashurin e saj. Ajo madje vari veten gjatë performancës së kësaj kënge në MTV Video Music Awards.

Këto veprime të këngëtares i kanë drithëruar fansat, të cilët e kanë votuar atë si këngëtaren më të çuditshme në top-listat muzikore.

Videoklipi i Michael Jacksonit, “Thriller”, dhe ai i grupit “Slipknot”, “Wait and Bleed”, po ashtu kanë kryesuar listën e faqes Muzu.tv, ndërkohë që në top-dhjetësh janë përfshirë edhe “Nirvana”, “Prodigy” dhe Marilyn Manson.