Lady Gaga vlerësohet për stilin saj

Lady Gaga ka qenë kulmi i një spektakli mode në New York të hënën mbrëma. Ajo është nderuar për ndjeshmërinë e jashtëzakonshme të stilit të saj.
Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ACE Awards (Accessories Council Excellence), këngëtarja e hitit “Poker Face” ishte veshur me një stil ‘bizar’- duke nxjerrë të brendshmet mbi teshat e saj, teksa një vello e zezë ia mbulonte fytyrën.

Lady Gaga ka marrë çmimin ‘Stylemaker’ për veshjen e saj inovative, ndërkohë që është nderuar edhe me një fjalim nga presidentja e ACE, Karen Giberson.