Lajm i rrejshëm për vdekjen e Britnit

[b]

Dje dikush e ka thyer faqen zyrtare të Britni Spirsit në ‘MySpace’ dhe si duket i inspiruar me ngjarjet tragjike nga bota e shoubiznesit, e ka varrosur edhe pop-princeshën.[/b]

“Britni sot ka vdekur. Është një ditë e pikëlluar për të gjithë ne. Më shumë lajme së shpejti”, është teksti i cili për një kohë ka qëndruar në këtë faqe interneti, ndërsa problemi është zgjidhur pas gjysmë ore.

Gati në të njëjtën kohë kur është dhënë ky lajm, Britni në Rodeo Drajv, në shoqëri të të dashurin e saj të ri, Xhejson Tarvik, ishte në shoping, duke treguar se ajo gjithnjë e më shumë kohë po kalon me të. Ditëve të fundit është raportuar edhe për fejesën e tyre, pasi Britni është parë me një unazë të madhe diamanti në gishtin e saj të martesës, por ende nuk ka një konfirmim nga ana e çiftit.

Ku ka ze nuk del pa gje :smiley: do jet afruar ndonjegje!