Laptop me pedale

Është zbuluar kompjuteri i parë i cili për punë shfrytëzon energjinë të cilën përdoruesi e krijon duke sjellë pedalet në tavolinën e cila është pjesë e konstruksionit, e ai është i dedikuar për fëmijët në rajone rurale të shteteve të pazhvilluara.
Laptopi i parë me pedale është testuar me sukses. Projekti One Laptop Per Child (OLPC) shpreson se kështu do t’u sigurojë fëmijëve në shtetet në zhvillim një laptop shumë të thjeshtë por të dobishëm për çmim shumë të lirë.

Një prej problemeve më të mëdha të vendeve të Botës së Tretë është furnizimi i parregullt me energji elektrike. Kompania teknologjike “Paiwastoon” nga Afganistani ka zhvilluar një prototip të makinës e cila furnizon pajisjen me energjinë e nevojshme. Natyrisht nevojitet që edhe përdoruesi gjatë prodhimit të energjisë të investojë fuqinë e tij, prandaj do të ishte mirë që ky laptop t’u ofrohet edhe fëmijëve që kanë probleme me trashësi në shtetet e zhvilluara.

ahahahh :smiley: