Larja e duarve liron nga mendimet negative

Londër, 17 tetor - Bërja e dushit dhe larja e duarve përveç papastërtive na spastron edhe nga mendimet negative, zbulon studimi i ri.

Uji ka efekt të fuqishëm në psikikën tonë. Me larjen e duarve dhe dushin njerëzit mund të lirohen nga mendimet negative, kanë përcaktuar shkencëtarët amerikan.

Megjithatë, po kështu larja e duarve pas ndonjë ngjarjeje të bukur kufizon ndikimin e saj pozitiv në mendimet tona dhe sasinë e kënaqësisë të cilën e ndiejmë, shkruan Daily Mail.

Për të testuar ndikimin e ujit në psikikën tonë hulumtuesit nga një grup i vullnetarëve kanë kërkuar të mendojnë për veprimet e tyre për të cilat kanë turp dhe i konsiderojnë jonormale. Pas kësaj njëri grup është lutur të bëjë dush, të mbajnë higjienën e hapësirës në të cilën gjenden, ndërsa grupi tjetër ka kaluar pak kohë në hapësira të papastra dhe pa mjete për higjienën personale.

Me testimin psikologjik është vërtetuar që më së pakti faj për vepra të këqija kanë ndier njerëzit që kanë larë duart dhe kanë qëndruar në hapësira të pastra.

sa te rrosh do mesosh thot populli…po c’eshte ky muhabet…te ishte kaq e thjesht njerzit do ishin te lumtur perhere…do rrinin me duart mbi lavaman…:stuck_out_tongue:

Degjova pak me pare ne nje emision…se meditimi…joga…largojne mendimet negative dhe shlodhin trurin…

nuk flitet me te degjuar, vetem me fakte :P, per me shume lexo mbi syrin e 3 dhe chakrat…

Sot lava duart dhe jam i lumtur… :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue: