Lëshohet Fedora 15 Lovelock

Zhvilluesit e projektit Fedora lajmëruan që është lëshuar Fedora 15, verisoni më i ri i sistemit të tyre operativ të lirë dhe të hapur. Fedora, i quajtur Lovelock, ofron ambientin GNOME 3 për desktop, kohë të përmirësuar për instalim për sistemin e skedarit Btrfs, raportim më të mirë të lëshimeve, një troubleshooter më të mirë SELinux, menaxhim më të mirë të energjisë dhe ngjeshje më të mirë të fotografive.

Përditësime të tjerë janë versioni i fundit i LibreOffice, ku është kalimi nga OpenOffice.org, shfletuesin e uebit Firefox 4, hapësirat e fundit punuese plasma KDE (4.6) dhe Xfce 4.8 dhe platformën për mësim, Sugar .92. Zhvilluesit do të gjejnë

Fedora 15 është i gatshëm për shkarkim nga faqja get.fedoraproject.org si imazhe Live CD, DVD ISO dhe formate të tjerë për platformat 32 dhe 64 bitëshe. Ka një numër të spinëve të gatshëm për Fedora 15, duke përfshirë KDE, LXDE dhe spinët Xfce për desktop së bashku me spinët për siguri, dizajn harduerik, dizajn grafik dhe për lojëra./pcworldalbanian

Suksese per kete leshim!

Un nuk e perdor :S