Lëshohet iOS 4.3.2 dhe 4.2.7 për Verizon iPhone

Apple sapo ka lansuar iOS për pajisjet e saj, dhe poashtu ka lansuar edhe një update të ndarë për iPhonet e Verizon pra 4.2.7. Update i fundit adresohet në problemet e iPad 2 me aplikacionin Facetime, qe kishte shkëputje gjatë bisedave me Facetime, përdorues Internacional duke u kycur në 3G dhe patch sigurie.

Patch-i i sigurisë do të mbyllë vrimën që kishin përfituar hackerët për të krijuar “Jailbreak” për të gjitha pajisjet me iOS me përjashtim të iPad2. Përdoruesit të cilët i bëjnë update pajisjes së tyre që e kanë Jailbreaked, dhe i bëjnë update në iOS 4.3.2 do ta humbin Jailbreak dhe kjo deri sa të gjendet edhe ndonjë vrimë tjetër. Update i fundit adresohet në pajisjet iPad2 përdoruesit e së cilëve kishin hasur në “Ekran të zi” apo “Ekran i ngrirë” gjatë bisedave me “Facetime” me pajisje të tjera. Patchi tjetër përmirëson problemin e lidhjes së rrjetit 3G në modelet e iPad 3g+Wifi. Produktet që e përkrahin kët update janë:

• iPhone 4 (GSM model)
• iPhone 3GS
• iPad 2
• iPad
• iPod touch (4th generation)
• iPod touch (3rd generation)

Qenka dhe per Iphone 3gs

edhe update para ksaj kane qene per iPhone 3GS :slight_smile: