Letra drejtuar Filemonit

LETRA DREJTUAR FILEMONIT.

Letra e vetme…

[b]Letra drejtuar Filemonit, të cilën disa e quajnë thjesht një shënim ose biletë, për shkak se është e shkurtër, është me të vërtetë letra më e shkurtër e apostullit Pal. Por megjithëse i shkurtër, ky tekst sikurse edhe Letra drejtuar Romakëve, na paraqet mendimin e tij të thellë. Këtu ai na zbulon zemrën e madhe në Krishtin.

Nga njëra anë kjo letër zë një vend të veçantë në literaturën e krishterë dhe Shkrimin e Shenjtë sepse është letra e vetme personale e Apostullit të Kombeve. Pali duhet të kishte shkruar edhe letra të tjera personale.

Rrethi i vëllezërve, i të njohurve të tij personalë, shërbesa që kryente thuajse në gjithë atë botë të njohur dhe fakti se Perëndia e përdorte për të sjellë tek e vërteta një listë shumë të gjatë shpirtrash, bindin se letra drejtuar Filemonit nuk ishte letra e tij e vetme personale. Të gjitha letrat e tij personale humbën dhe kjo e bën letrën edhe më të dëshirueshme dhe interesante. [/b]

[align=left:qh51mcad]Autori: Spiro Portinos[/align:qh51mcad]

Karakteri i letrës.

[b]Letra e vogël është e mbushur me delikatesë. Zemra e Palit derdh gjithë madhështinë e dashurisë së Krishtit. Nuk është apostulli i ditur i asaj letre drejtuar Romakëve, mësuesi i rreptë i letrave drejtuar Korintasve, ati i mençur i letrave baritore; këtu është thjesht Pali.

Përsëritja e fjalës “zemër”, tregon zemrën e madhe të Palit. Një mësim i parë që del nga Letra për ata të cilët Perëndia i ftoi t’i shërbejnë, është zjarri dhe delikatesa që Pali tregon me shpirtrat që sillte në dritën e Krishtit.

E gjithë letra mban erë paqeje, një ngrohtësi të veçantë dhe ndoshta një ide të padukshme dhe kalimtare malli, për familjen, të cilën Pali e dogji mbi altarin e flijimit të madh për lavdinë e Perëndisë.[/b]

Personazhet e letrës.

Kjo letër ngjason me dramat e lashta klasike të cilat mbanin si titull emrin e personazhit kryesor që luante në skenë.
Kështu personi që zotëron pas Zotit Jezus, i cili u flet zemrave dhe ndryshon jetë njerëzish, është Onesimi.

Asnjëra prej letrave të tjera të Palit nuk është kaq shumë, kaq e lidhur me një person të vetëm, sa kjo letër. Nëse do të kishte vend për titull, do të mund ta quaje menjëherë: “Onesimi”.

Emri është grek dhe i përdorur zakonisht për skllevër. Ai mund të përkthehet lirshëm si “ai është i dobishëm”. Ekzistojnë dy alternativa rreth asaj çka ngjet dhe shkaqeve që çuan në shkrimin e kësaj letre.

Alternativa e parë dhe e njohur gjithkund na e jep Onesimin si një skllav, i cili shpëtoi dhe sikurse del në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga vargu “dhe në qoftë se të ka bërë ndonjë padrejtësi ose të ka ndonjë detyrim”…, tregon se ishte njëkohësisht edhe vjedhës.

Onesimi mbërriti në Romë, në qendër të Tokës, dhe humbi në lagjet e ndyra të skllevërve dhe keqbërësve në brigjet e Tiberit. Nuk e dimë mënyrën se si ra në kontakt me Palin. Por është e sigurt që Pali e çoi tek e vërteta dhe i bëri të njohur Shpërimtarin Krisht.

Sipas shprehjes karakteristike të letrës, Pali e lindi Onesimin në pranga. Se sa kohë qëndroi Onesimi tek Pali edhe kjo nuk dihet.
Por fakti që ai i shërbeu Palit të burgosur, dhe çështjes së Ungjillit, tregon për një farë periudhe.

[align=right:tjqvs6p9]Autori: Spiro Portinos[/align:tjqvs6p9]

[b]Një vështirësi duhet t’i ketë dalë Palit: si do të mund ta ndihmonte një skllav të arratisur?
Alternativa romantike se u njohën dhe jetuan bashkë në një burg romak, është e vështirë të qëndrojë po të mendojmë se Pali të paktën gjatë burgimit të tij të parë në Romë, jetoi me qira.

Diçka e papritur do të vijë që t’i shtyjë gjërat drejt zgjidhjes përfundimtare. Ndoshta mund të jetë ardhja e Epafrës. Epafra e njohu Onesimin dhe historia e trishtueshme e këtij të fundit erdhi në dritë, dhe ardhja e Epafrës bëri që sytë e skllavit të njomen nga lotët e pendimit. Dhe vendoset që Onesimi t’i dërgohet Filemonit, zotërisë së tij.

Pali ka nevojë ta mbajë pranë, por nuk do ta mbajë Onesimin pa pasur së pari miratimin nga Filemoni. Tashmë ai skllavi i dikurshëm dhe i pavlerë u bë, me hirin e Krishtit, i vlefshëm.
Letra shkruhet dhe i jepet - sikurse duket - Tikikut në dorë, i cili bëhet postieri dhe sjell me vete edhe letrat drejtuar Kolosianëve, Filipianëve dhe Efesianëve. Dhe rrëfimi i kësaj historie, mbush shpirtrat e besimtarëve këtu e dy mijë vjet me falënderim ndaj Zotit.

-Alternativa e dytë, dhe duhet të themi se është pak e ndërlikuar, ka për krijues të sajin
E. GOODSPEED-in. Edhe kjo alternativë e dytë është edhe më romantike, por më tepër dramatike.
Dhe në qoftë se herën e parë thamë se letra mund të titullohej “Onesimi”, këtë herë del qartë një person tjetër, Arkipi. Në letër, tek vargu 2,

Pali i dërgon të fala Arkipit, duke e quajtur atë bashkëluftëtar. Veç kësaj përshëndetja i drejtohet edhe “kishës në shtëpinë e tij”.
Duhet të kujtojmë gjithashtu se tek Letra drejtuar Kolosianëve 4:17, ekziston një porosi e veçantë për Arkipin. Dhe është karakteristike që porosia jepet pikërisht në mes të mesazheve drejtuar Kishës në Laodice.

Kështu që ndokush e kupton lehtë se Arkipi është një prej pleqve te Kishës në Laodice, dhe siç duket rri dhe banon aty. Kështu shpjegohet ajo që Arkipi duhet të marrë mesazh gojor nga Kolosianët, sepse po të ishte banor i Kolosit do ta dëgjonte letrën sikurse të gjithë vëllezërit e tjerë të kësaj kishe. Nëse gjërat janë kështu edhe Onesimi ishte nga Laodiceja dhe Letra drejtuar Filemonit duhet të jetë letra e humbur sikurse duket nga Kolosianëve 4:16.

Dhe kështu del një shpjegim i bukur për Letrën, e cila nuk i drejtohet, megjithë karakterin e saj personal, vetëm Filemonit, por gjithë Kishës në Laodice. Sepse duhet të kemi parasysh se nën ligjet e skllavopronarisë së atyre kohërave, sa e madhe do të ishte përgjegjësia e Palit që ta dërgonte të arratisurin dhe kusarin dhe ç’turbullirë do të mund të krijonte ky veprim i Palit. Duhej që pritja dhe pozicioni i Onesimit të përbënin një objekt mendimesh dhe vendimesh për të gjithë kishën.

Del një vështirësi: tek Kolosianëve 4:9, Onesimi përmendet si “nga tuajt”, gjë që krijon përshypjen se ishte kolosian.

Por E. GOODSPEED-i thekson, dhe me shumë të drejtë, se Hierapoli, Kolosi dhe Laodiceja, ishin shumë afër njëra me tjetrën dhe lidhjet midis besimtarëve dhe kishave ishin të shumta dhe të forta, sa mund të shiheshin të gjitha bashkë si një bashkësi e vetme frymore. Dhe Onesimi ishte nga e njëjta krahinë.

Dhe historia vazhdon…

E. GOODSPEED-i na e jep Filemonin me një zemër të madhe, zemër të pastër Krishti. Një zemër që nuk do t’i kundërshtojë Palit, t’i japë atij, t’i falë Onesimin. Tashmë jo ta ndihmojë në burg, por ta ketë shok të vërtetë besimi dhe bashkëluftëtar në shërbim të Ungjillit të Krishtit.
Dhe Onesimi qëndron ndoshta pranë Palit, jeton pas vdekjes së Palit dhe u shërben kishave të Azisë së Vogël.

Nëse gjërat janë kështu atëherë emri i Onesimit do të dëgjohet përsëri në historinë e kishës. Pesëmbëdhjetë, ndoshta tetëmbëdhjetë vjet më vonë pas ngjarjes që përshkruhet, Ignati, një prej martirëve të mëdhenj të krishterë, dërgohet nga Antiokia për në Romë që të ekzekutohet.

Në rrugë e sipër shkruan një radhë letrash, të cilat kanë shpëtuar. Njërën prej këtyre, e shkruan në një ndalesë që bënë në Izmir. Ajo i drejtohet kishës në Efes. Një pjesë e madhe e kapitullit të parë i është kushtuar mbikëqyrësit të tyre, që përshkruhet me fjalët më të jashtëzakonshme.

Dhe a doni ta mësoni emrin e mbikëqyrësit? Onesim!! Ignati bën të njëjtën lojë fjalësh me Palin dhe shkruan se sa i dobishëm është mbikëqyrësi i tyre. Mos bëhet vallë fjalë për skllavin e arratisur, Onesimin? Pse jo? A nuk është i aftë Krishti të bëjë mrekulli me pasoja dhe rezultate kaq mahnitëse?[/b]

[align=right]Autori: Spiro Portinos[/align]

Pali

Pali i dytë i letrës

[b]Gjyqi i Palit para Agripës dhe Festit në Çezare, duhet të jetë bërë vjeshtën e vitit 60 pas K… Dimri i vitit 60 pas K. kalohet gjatë udhëtimit për në Romë dhe mbytjes në Maltë.

Është llogaritur se Pali bashkë me bashkëpunëtorët e tij mbërritën në Romën e Neronit rreth prillit të vitit 61 pas K., kurse burgimi i parë mendohet se ka zgjatur thuajse 3 vjet (61-62 dhe 63 pas K.).

Nga vargu i 1 Timoteut 1:3, duhet që nga fundi i vitit 63 pas K., Pali të jetë liruar dhe të ketë shkuar në Azinë e Vogël. Është pikërisht ai vit në të cilin Jozefi mbërriti në Romë. Vitin e ardhshëm, më 19 korrik të 64-ës pas K., do të digjet Roma dhe do të fillojnë përndjekjet e mëdha ndaj të krishterëve.

Letra drejtuar Filemonit duhet të jetë shkruar nga Roma më 63 pas K., bashkë ose njëkohësisht me atë drejtuar Efesianëve dhe atë drejtuar Kolosianëve.
Pali tashmë ka një përvojë të madhe frymore. Pasi të kemi shënuar kthimin e tij tek Krishti më 36 pas K., do të kemi 27 vite jetë me Zotin.

Dhe nëse udhëtimi i tij i parë misionar u bë në harkun kohor 46-47 pas K., Pali do të ketë një jetë me 17 vjet veprimtari misionare. Mundet të flasë si plak, si baba frymor.
Është pikërisht ai i cili mund të thotë se Filemoni s’do të ishte e padrejtë që të rrëfente se të gjitha ia detyronte Palit. Domethënë nuk është vetëm çështje qëllimi por edhe mundësish… [/b]

Në ato vite…
Pali dhe rendi i skllavërisë

Duke marrë shkas si nga njëra alternativë ashtu edhe nga tjetra, për jetën e Onesimit, besoj se duhet të qartësohet në mendjet tona një çështje. Çështje e vështirë por që megjithatë duhet zgjidhur.

Ekziston një padi e rëndë e ngritur kundër Palit, padi që ngrihet edhe ndaj frymës së lirisë në Krishtin. Është akuza ndaj krishtërimit, se ky i fundit ndërkohë që nuk mundi ta shërojë plagën e skllavërisë nuk guxoi as edhe ta prekë këtë çështje. Është e vërtetë?

Le të shikojmë si fillim pozicionin e skllevërve në atë kohë. Skllavi nuk ishte njeri. Ishte diçka, send, vegël folëse, shitej dhe blihej dhe zotëria i tij kishte mbi të të drejtën e jetës dhe vdekjes. Një tekst zyrtar thotë se zotëria mund t’i rrihte ose dënonte me punë të rënda, duke i vënë p.sh. të punojnë të lidhur me zinxhirë, në arat e tij ose në ndonjë lloj punishteje - burg

. Mundej gjithashtu t’i fshikullonte me thupër me kamzhik të zakonshëm ose me nyje. Gjithashtu edhe t’i shënonin në ballë nëse ishin vjedhës ose të arratisur, madje dhe t’i kryqëzonin rebelët.

Tekstet në lidhje me temën e prekur janë të shumta dhe faktet që kanë mbërritur deri në ditët tona, janë të frikshme. Si karakteristikë duhet të përmendim një rast që na jep Pleni, historiani thuajse i së njëjtës periudhë me Palin, dhe që përshkruan mënyrën se si Vedio Pollio dënon një skllav.

Skllavi sillte një tabaka me gota qelqi në oborr, por i ra një gotë dhe u thye. Vedio Pollio urdhëroi menjëherë, dhe skllavin fatkeq e hodhën në një rezervuar me peshq mishngrënës, që ndodhej në mes të oborrrit. Kuptohet që e grinë menjëherë.

TYNEVAL-i i madh na jep disa pamje karakteristike: Një zonjë rreh për vdekje një skllave, vetëm e vetëm për një kapriço. Një romak tjetër kënaqet duke dëgjuar tingujt e rrahjes me kamzhik dhe i duket kjo më e ëmbël se kënga e sirenave dhe s’ndjehet i lumtur veç kur thërret xhelatin për të djegur me hekur të skuqur dikë që vodhi… një palë peceta.

Një skllav i pabindur nuk ekzekutohej nëse më parë nuk kalonte para disa torturave të tmerrshme, si shembull për të tjerët. Pothuajse çdo shtëpi romake kishte në bodrumin e vet edhe sallën e torturave.

Ishin shumë me fat ata skllevër që pas arratisjes dhe arrestimit të parë shpëtonin me një vulë të madhe DT në ballë. DT ishin shkronjat e para të fjalës DRAPETA që do të thotë në latinisht i arratisur.

Më e tmerrshme në gjithë këtë histori dramatike është se torturimi dhe më pas vrasja e skllevërve, bëhej me dashje.

Në Perandorinë Romake kishte 60.000.000 skllevër. Një kryengritje e tyre pa dyshim që do ta thyente keq perandorinë. Prandaj duhej që me çfarëdolloj mënyre dhe për një shkak çfarëdo, të turpëroheshin, të frikësoheshin, të binin.
Por thellë-thellë, në kuptimin e plotë të fjalës, skllavëria ishte e trupëzuar me mendimin njerëzor.

E gjithë shoqëria e lashtë ekonomikisht ishte e mbështetur mbi punën e skllavërisë. Aristoteli ishte i mendimit se natyra e gjërave e bën të nevojshme ekzistencën e një numri njerëzish që do të duhej të ishin skllevër, të prisnin dru, të pomponin ujë, t’u shërbenin njerëzve që i takonin shtresave më të larta.

Përse Pali nuk mori një pozicion përfundimtar? Përse veçanërisht, nuk kërkoi nga Filemoni ta lironte, atë që tashmë e kishte vëlla, Onesimin?

Le ta analizojmë më me kujdes; të supozojmë se krishtërimi do të ngrihej menjëherë pro çlirimit të skllevërve. Ky veprim do të çonte në një tragjedi të dyfishtë. Lëvizja e papërgatitur, e vakët dhe mbi të gjitha e papjekur, do të mbytej në gjak dhe në tmerr.

Dhe skllevërit do të ktheheshin - ndoshta me të drejtë - kundër të krishterëve duke pasur aleat tashmë dhe të zotët. Krishtërimi do të ishte një organizatë e vërtetuar si subversive.

*Subversive = (do të thotè që ka për qëllim përmbysjen e rendit në fuqi duke dëmtuar pushtetin e ligjshëm nëpërmjet veprimtarisë së saj).