Lidhja martesore që zgjati vetëm 5 minuta !!

Një saudit i ri, i cili u martua para pak kohësh me siguri mban rekordin botëror për kohëzgjatjen më të shkurtër të lidhjes martesore.

Njëzetvjeçari saudit kërkoi divorc vetëm pesë minuta pasi i tha PO martesës dhe vendosi nënshkrimin në fletë-kurorëzim, duke u bërë pishman për shkak të çmimit të lartë që duhej t’ia paguante vjehërri të ardhshëm, babait të nuses.

Sipas gazetës lokale “Kabar”, djaloshi ishte nën presion të madh të vjehrrit, i cili ka kërkuar shumë të konsiderueshme të parave në këmbim për dhënien e dorës të së bijës. Pesë minuta pas ceremonialit të martesës, dhëndri befasoi të gjithë dasmorët, duke kërkuar divorc. Babai i tij u përpoq ta qetësonte, por ai ishte këmbëngulës në vendimin e tij për tu divorcuar, transmeton gazeta saudite.

po pra… E ke nxjerre ne ankand vajzen ti apo don ta martosh si duhet…

Budallaki njerezore (n) Mir ja ka bo ky!! (y)