Linux Mint me Live Cd

Mirdita!A di të më tregoj si ta përdori OS Linux Mint me Live Cd,dmth pa e instaluar!Mundësisht në mënyrë sa më të detajuar dhe me foto,falemnderit.

Hapi i Pare: Shkarko Linux Mint (The full-featured standard version)

Hapi i Dyte: Blini nje DVD dhe lexoni guiden, si te djegim nje imazh iso ne dvd

Hapi i Trete: Futeni DVD-ne qe krijuar ne kompjuter dhe beni Restart

Hapi i Katert: Nese kompjuteri nuk fillin nga DVD-ja, shtypni F10 ose F12 per nisje manuale

Hapi i Peste: Prisni sa te ngarkohet…

Hapi i Gjashte: Nees gjithçka do te shkoj mire, ju do te shihni Desktop-in e LINUX Mint - LISA!

Falemnderit Renix por për hapin e parë dhe të dytë nuk ka nevojë sepse CD-në e kam,e kam djegur vetë por nuk dija si ta filloj Linux Mintin nga Live CD-ja.:slight_smile:

Mund te pyes, pse pikerisht versionin Mint?

Pyetje e qëlluar!Thjesht nga kurreshtja(e kam të instaluar Ubuntu në dual boot me Windows 7 por pata dëshirë që ta provoj edhe Linux Mintin).

ne foto duket shum i bukur, por nese e instaloj ne PC humbas fare me te :frowning:

Nuk e di per cfar perdoret Linux me se shumti ? :expressionless:

Aha, kuptova!

Gjeja e veçant eshte se perdor KDE ndryshe nga Ubuntu me Gnome!

se jena racista me red hat prandaj ;p

Jo ka Linux Mint edhe me Gnome edhe me KDE.

Edhe ubuntu, ka Gnome dhe KDE, por default eshte Gnome!

Si eshte KDE default ne Mint!

a e dini qe kde apo gnome linux eshte pak a shume si windows xp me veshje te mac os apo jane menyrat e paraqitjes se ekranit ,dhe linux mint eshte nji lloj linux pak a shume si gentoo linux ,ubuntu linux ,backtrack 4 5 gnome apo kde apo te tjere si fedora apo zencafe ,mesa kam provuar te gjithe llojet e linux te japin mundesine qe ti provosh me live cd mbasi i provon ,eshte ne deshiren tende qe ti instalosh apo jo .ateher qe ne mometin qe i shkarkon neper faqet zyrtare apo neper linket qe i reklamojne te japin opsionet per kde apo gnome ekran pamjet

Tek çfare u bazove qe tu duken njesoj shperndarjet e Linux me Windows XP???

u bazova tek mendja ime alcapone . Dhe doja te lidhja muhabetin qe mint linux kde apo gnome live cd ndryshimin e kan vetem e aparence , NUK NGATERROVA LINUXIN ME WINDOWSIN POR THJESHTE APARENCEN QE MUND TE KETE EKRANI I XP ME VESHJEN E MAC OS

Normale qe shperndarjet e Linux jane te ngjashme, pasi deritavet e tyra jane Red Hat ose Debian! Dhe çdo shperndarje ka personalizimin e vet duke ndruar ngjyra, aplikacione, apo ambjentet e punes!

Kjo ishte per ata qe kan me pak informacion! Nese keni provuar/perdorur nje shperndarje te Linux, zere se i keni provuar te gjitha! Mjafton te ndryshoni veshjen nese kjo ju ben te ndiheni ndryshe! Por struktura eshte e njejte per te gjithe! Struktura se si manaxhon filet, se si manaxhon perdoruesit dhe accessin per secilin etj…

Personalisht nuk shof ndonje ngjashmeri ne dritaret e Mac OsX dhe ato te Windows XP

Ketu eshte Mac OSx dhe Windows (8)

te pakten mua me jan dukur njisoj vetem me ka ndryshuar aparencen .,

megjithese degraduam nga tema ,renix e ka shpjeguar shume mire .ndoshta atlantis ka probleme me nisjen hardweare ne bios ,nji problem te tille e kam pas dikur ,ne qoftese e ke laptop beji restart mbaj shtypur f2 hyn ne bios dhe zgjeth cd apo dvd rom ne nisje apo sic tha renix me f12 por ne qoftese ke pc mund te hysh ne bios me delete ,sic e kam une , ja dy foto

Falemnderit Ali për këtë shpjegim dhe më vjen mirë që paska zgjuar kaq shumë interesim kjo temë,por fatmirësisht me ndihmën e Renixit e zgjidha këtë problem.