Linux shënon 20 vjetorin e themelimit

Në verën e këtij viti, Linux shënon 20 vjetorin e themelimit. Për njëzet vjet, Linux është zhvilluar nga një kod të cilin njerëzit e kanë krijuar për hobi, në një sistem operativ të cilin e përdorin më shumë se 95 për qind e super-kompjuterëve në botë sot.

Thënë shkurt, Linux në ditët e sotme mund të gjendet gjithkund. Në telefonin tuaj, në bankomatet e ndryshme, në televizion, në ekranin e kompjuterit tuaj, në kinema, në makinë dhe shumë vende tjera të ngjashme si këto.
Para 20 vitesh, Linus Torvalds e morri vendimin e guximshëm që ta shpërndajë këtë sistem operativ me të gjithë botën.
Ndërsa më pas u vendos që ky sistem operativ të licencohet në kuadër të General Public License, ndërsa i njëjti ka kontribuar mjaft shumë që ta ndryshojë botën e teknologjisë informative të cilën ne e njohim sot.
Në përvjetorin e tyre, Linux është duke festuar, ndërsa për këtë kanë krijuar edhe një video me kronologji të ngjarjeve që kanë kaluar për këto vite.

u plak edhe ky :stuck_out_tongue: