Linux shpëton Novellin

Edhe pse të gjitha ndërmarrjet tjera po shënojnë rënie të theksuara, Novell në tremujorin e vet të tretë ka shënuar profit 22 për qind më të madh falë Linuxit.
Novell ka publikuar raportin financiar në të cilin theksohet se të ardhurat nga Linuxi janë rritur për 22 për qind, duke tejkaluar shifrën prej 40 milionë dollarësh.

Megjithatë, të ardhurat e përgjithshme të kompanisë kanë rënë në 216 milionë dollarë, për dallim nga 245 milionë dollarë sa ishin në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Njëkohësisht profiti i kompanisë është rritur nga 1 milionë dollarë sa ishte vitin e kaluar në 21 milionë këtë vit. Të gjitha fushat e afarizmit, përveç Linuxit, kanë shënuar rënie.

flm per informacjonin