Lirentsat ne shkolle !!

Si kan qene antaret e lirenti.com kur kan qene ne shkolle?..Cila ka qen lenda luaj e preferuar :D…dhe cila ajo qe skeni dashur ta shikoni me sy :mad:
Keni qen nxenes problematik ? Nxenes shembullor?..na tregoni …(mos genjeni shum :stuck_out_tongue: )…

eee shkolla… :frowning: e kujtoj me mall gjithmone :smiley: (ate pjese qe kam :P)

sa i perket lendeve, s’mund te them qe nuk pelqeja ndo1, pasiqe kishim 6 ore mesim dhe un i beja vetem 2 :D, vetem ne raste te rralla shum mund te isha aty 4 apo 5 ore… 6 ore vetem nese vinte mami :smiley:

por si per cudi, pa i kapur librat ne dore kurr… dhe nuk e mbaj mend qe kam lexuar ndo1 liber ndo1her… :expressionless: isha nxenes me notat 4 (ne Shqiperi i bie 9), dhe gjithmone dmth kam qene ashtu… :slight_smile:

ka qene ver8 koha me e bukur e jetes time aty, dhe te them te drejten Profit te Anglishtes i jam shum mirenjohes, pasiqe ajo Anglishte e tij me ka ndihmuar tejmase:)

As problematik as shembullor…merja edhe 10 por beja edhe prapesira.
Lenda qe nuk me pelqente fare ka qene historia…ne pergjithesi nuk me pelqejn lendet teorike.
Me pelqejn Gjeografia Kimia dhe informatika.

lendet e preferuara Edukimi fizik, muzika, vizatimi dhe eskursionet :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue:

hahahahahahahhahahahhaha

Shkolla besoj eshte periudha me e bukur ne jeten e njeriut,gjimnazi sidomos,periudha me e "cmendur’ do te thoja,

Lende te parapelqyera kam patur letersine,shuuuume madje,pastaj te tjerat i lexoja dhe mesoja sepse duhej,jo sepse me terhiqnin,

me kujtohet qe para 10 vitesh,hahahahahahaha,konkurrenca per te qene i pari ka qene e larte,dhe kete pjese e kam patur shume te theksuar,:stuck_out_tongue:

doja gjithmone te isha e para,dhe 10 e kam patur gjithmone timen,e kerkoja ne cfare do lloje menyre,ne rast se merrja 9,beja sherr ne shkolle,:oops:

lexoja shume dhe shume fiksim kam patur menyren flash,ato cfare shpjegonte presori,nuk lija as nje fjale pa shkruajtur,hahahahahhaha

gjithmone kam qene e etur per kundershtim,me petagoget ne shkollen e larte sidomos,aty ku nje pjese e mire e lendeve ishin mendimet personale,dhe te perketheje nje liber nga te huaj ne menyren me perfekte te mundeshme,ne kete pjese kisha gjithmone “luft te hapur” me petagogun.

ishte stres me vete,lodhje ekstreme,dhe nje sherr i pa fund…sepse i mbroja idet e mia me dhembe,pa varsisht se jo gjithmone ishin te drejta,:rolleyes:

pas ketyre diskutimeve afat gjata,hahahahahhaha,arrija te merrja gjithmone piket maksimale,

madje ishte nje petagog,:muk: qe gjithmone kerkonte dhe me vendoste mbi tavoline librat me te veshtire per tu perkethyer,:@

e urreja sa vete e di,qeshte kur mi jepte,dhe me thonte,te lutem largo 3 pikshin ne perkethim,por qe do ta perkethesh mire per kete jam i bindur,

hahahahahahhahahaha dhe une 3 pikshin,vazhdoj ta perdor dhe sot,nuk di te me kete penguar,perkundrazi,me ndihmon te shkruaj sic me vjen,

Nuk ka asgje per te qeshur :slight_smile:

Me kujtohet ne vitn te pare ne gjimnaz kishm hartim(apo teme nuk me kujtohet si i thone (n) ) te gjithe cunat e klases moren 4 isha i fundit qe prisja noten, kur papritu degjoj disa fjale "Nje pune me perkushtim te madh, pavarsisht gabimieve drejtshkrimore ka sjell dicka shume reale qe mua me pelqeu shume e kam fjalen per Arjolin (ketu cohem ne kembe nga emocionet :P) kur me thote bravo Arjol 4-5 (thash me vete ku i gjeti gjithe keto lavderime ky uffo)

hahahahahhahahahaa qesha sepse the me pelqente edukimi fizik o Arjol,e gjera te ketij lloji,

dhe duket qarte se dhe ty te pelqen letersia,e vlersoj kete sepse jane te rralle meshkujt qe e pelqejne kete lende,

  • kimia, deri diku fizika dhe shume matematika, mendoj se pelqimi i lendeve ka te bej me Profin, varet se si e trasmeton spjegimin tek nxensit!

po ke shume te drejte!..kishte profesora qe ta benin lenden kaq te bukur dhe terheqese sa nuk do doje gjalle ne bote te shkeputeshe prej saj,

nje vite me kujtohet,kisha nje profesore leterise,me beri ta urreja lenden qe e doja me shume,dhe te mbeshtes plotesisht mendimin kur thua se ka te beje profesori,eshte shume e sigurt kjo…

por ndonjehere sa do qe te perpiqet profesori,ai qe eshte gdhe,gdhe mbetet,:muk:

Perse derqin e hape kete tem :S

Kush te detyron shkruash ne ket teme Majdi :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue:

Une kam qene nxenese e mesme , lendet e mia qe kisha qef ,jane historia (dhe pse isha mesatare ) fizika, letersia ( vetem ne hartime :D) biologjia , vizatimi :smiley:
ps : bera vetem 8 vjeçaren ne Elb .

mesaduket forumistat paskan goxha gjera per te na treguar per shkollen dhe po me pelqeka shume kjo tema ^.^

per sa i perket vetes sime nuk mund te them se jam e shkelqyer (jam ne vite te fundit te gjithmazit meqe ra fjala :stuck_out_tongue: ) por me pelqente te mesoja pavarsishte faktit sa arrij te kap … e gjith kjo per faktin se nuk jam gjeni apo e zgjuar sa te tjetret kerkojn te me bejn me pahir :@ gjithsesi matematiken e kam pasur inat dikur ndersa tani them qe nuk fillohen mesimet pa bere ndonje ushtrime matematike :stuck_out_tongue: lol dhe ne letersi e vetmja gje qe me pelqen jan eset … lenda me e tmerrshme dhe qe kam pasur shume probleme ka qen fizika ishte vetmja lend qe me dukej vetja ne planet tjeter dhe frengjishtja … kjo e fundit per shkak te mesuesit ndoshta sepse kur kam qen ne 9vjecare isha mire ne frengjisht dhe e mesoja me qejf por kur vajta ne gjimnaz e humba fare fillin e frengjishtes per fat te keq :confused: :frowning: … lend te preferuar arjoli tha qe kishte ekskursionet dhe un jam shum dakort :thumbs_up: edhe per mua ajo eshte lenda e preferuar :smiley:
problematike nuk kam qen asnjeher por ne fakt me mburrnin nga qe isha shume e urt :smiley: :smiley: kaq :smiley: :stuck_out_tongue:

mesatarja ne shkolle 8 vjecare: 9.6
mesatarja me shkolle te mesme 8.5
lenda e preferuar: matematika
lenda e urryer: historia, ishte e pamundur qe une ta mesoja, ne provim perher kopjoja…:stuck_out_tongue:

skam qene nxenes problematik, po edhe i urte nuk kam qene. kam patur nje avantazh se i kisha bere te gjithe mesuesit shok, dhe kur beja ndonje budallallik, e rregulloja shpejt me mesuesit…:slight_smile:

Me pelqenin/ejn gjithe lendet shkencore perveç kimis!
Problematik mbase jo por pak i perkedhelur :wink:

tani jam maturant ne gjimnazin natyror, me heret kam mesuar shum por tash po mesoj sa me nevojitet :stuck_out_tongue:
lenda e preferuara Fizika , teknologjia , Kimia poashtu edhe Historia me pelqen shum
Ne shkoll "djal i mir ":stuck_out_tongue: por shpesh ndodh mem than qu dil jasht profesorat :smiley:

hahahahaha…un thash mos kishe marr ndonje 10
ti paske marr nje 5 te keputur ne mes :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue:

po ti pse dreqin komenton ktu eee

un te them te drejten , nxenese e 10 absolut absoluutt skam qen ndonjeher
gjithnje ma ka prish matematika…qe e kam urryer gjithnjee
dhe sesht e vertet kjo qe tha arjoni

mendoj se pelqimi i lendeve ka te bej me Profin

presorat e matem i pak pas gjithnje shum te mir…por smbaj mend te me ket pelqyer ndonjeher matematika :ncuq::ncuq::ncuq:

kam qen me teper tek kto teoriket …pelqej shum psikologjin…!!..

nxenese problematike skam qen asnjeher…por cdo vit kam pas nga 2-3 presora qe i kam pas ( dhe me kan pas ) inat :stuck_out_tongue:
kurse tani , raportet me petagoget jan me teper shoqerore se sa petagog - student

un kam qen nje vajz jo problematike ne shkoll ,kam qen nxenese mesatare noten mesatare 7.69 e sa per lendet qe me pelqenin kan qen letersia ,kimia edhe diku edhe biologjia e per matematiken for e kam pas qef por erdhi nje mesuese e na nxiu jeten e pastaj nuk me pelqeu me ,gjithmon 7 e kam pas vetem mos me mi prish notat e tjera se nen 7 nuk kam ra .Kam qen tip gjak nxeht shpesh iu kthesha fjalen mesueses e mesuesve vetem pse e luajshin rolin e interesantes e kjo gje nuk me pelqente si dhe shpesh nuk na vlersojshin drejt e per ket arsye nuk me kan pas for ne qej sidomos ajo e matematikes