Liverpooli klubi më i mirë në Evropë sipas UEFA-së

Sipas sistemit vlerësues të UEFA-s, ekipi i Liverpoolit është klubi më i mirë në Evropë, me një dallim të vogël në krahasim me Chelsean, i cili është në vendin e dytë, ndërsa Barcelona është në vendin e tretë.
Me fitoren 1-0 ndaj Real Madridit në Bernabeu, Liverpooli është ngritur në vendin e parë të tabelës zyrtare të UEFA-së për herë të parë pas vitit 1985.

Sistemi i kombinimeve i rendit klubet sipas paraqitjeve në garat evropiane në pesë sezonet e fundit, ndërsa pikët fitohen në bazë të rezultatit të ndeshjeve dhe nivelit të kundërshtarit.

Liverpooli tash mban kreun e tabelës me 114 mijë e 77 pikë, para rivalit të Premierligës, Chelseat, që ka 110 mijë e 77 pikë.

Barcelona në vendin e tretë mbledh 109 mijë e 403 pikë, ndërsa Milani është menjëherë pas me 109 mijë e 306 pikë dhe Arsenali mbyll top pesëshin me 101 e 77 pikë.

Formacioni më i mirë i Ligës së Kampionëve këtë javë sipas UEFA-s

Formacioni 4-3-3:
Portier: Julio Cesar (Inter)

Në mbrojtje: Marco Motta (Roma), Alex (Chelsea), Jamie Carragher (Liverpool), Fabio Aurelio (Liverpool)

Mesfushorë: Franck Ribery (Bayern Munich), Juninho (Lyon), Javier Mascherano (Liverpool), Samir Nasri (Arsenal)

Në sulm: Samir Nasri (Arsenal), Lisandro Lopez (Porto), Didier Drogba (Chelsea)