Liverpooli të paguajë 60 milionë funte

Nuk pritet asnjë ofertë për blerjen e Liverpoolit as gjatë ditës së sotme, ditë të cilën vetë presidenti , Martin Broughton, e kishte caktuar si datë për shitjen e klubit.
Kjo do të thotë se pronarët e rinjë Tom Hicks dhe George Gillet do të paguajnë edhe 2.5 milionë funte tjera në bankën skoceze RBS. Çdo javë që kalon pa shitje të Liverpoolit, automatikisht dënon Hicks dhe Gillet të cilët nëse deri në nëntor nuk do të gjejnë ndonjë blerës do të duhet të paguajnë 60 milionë funte.

Në ndërkohë thuhet se bisedimet me sirianin Yahya Kirdi kanë ngecur për shkak të disa problemve private të tij, kurse miliarderi kinez, Kenny Huang, përkundër faktit se ka shprehur interesim për ta blerë Liverpoolin, ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.