Llogaria e fëmijës me nënën e tij.

LLOGARIA E DJALIT ME NËNËN

Një mbasdite ndersa nëna pregatiste darkën, djali 11 vjeçar u afrua në guzhinë me një copë letër në dorë:
Me një natyrë zyrtare fëmija i tregoi fletën e letrës nënës ku ishte shkruar:
Për pastrim bari në oborr € 1,00
Për sistemimin e dhomës sime € 1,50
Për qumështin që kam blerë € 0,50
Kam mbajtur motrën e vogël tre mbasdite € 3,00
Për notat e mira që kam marrë në shkollë dy herë € 2,00
Për plehërat që kam hedhur jashtë € 1,00

SHUMA € 9,00

Nëna i hodhi sytë fëmijës me dashuri , mendja e saj kujtoi ngjarje të ndryshme, mori lapsin dhe shkroi mbrapa fletës:
Që të kam mbajtur 9 muaj në bark € 0,00
Për të gjitha netët që më ke lënë pa gjumë, kur ishe sëmurë € 0,00
Për të gjitha herët që të kam përkundur në djep kur ishe i dëshpëruar € 0,00
Për të gjitha herët që të kam fshirë lotët e tu € 0,00
Për të gjitha herët që të kam mësuar çdo ditë € 0,00
Për të gjitha mëngjeset,drekat, mbasditet dhe darkat që të kam pregatitur € 0,00
Për jetën që të jap çdo ditë € 0,00

SHUMA € 0,00

Kur fëmija mbaroi së lexuari letrën letrën e xhiroi nga ana ku kishte shkruar vetë dhe shenoi:

KONTO E PAGUAR!

Pastaj ju hodh në qafë duke e puthur dhe qarë.

NË RRAPORTET FAMILJARE KUR FILLOJNË TË BËHEN LLOGARITË ÇDO GJË KA MBARUAR !
DASHURIA O ËSHTË FALAS OSE NUK ËSHTË DASHURI !

owwwwwwwwww shum domethenese kjo :slight_smile:

A thua po ti kishte llogaritur Nëna qfar çmimi ishte dal !!!.:frowning:

Haha, sa i fort ky tipi :smiley:

shum domethenese ver8 :slight_smile: flm Erdi

Sa shkrim i bukur!..hahahahaha…