Lorik Cana, Liverpuli mendon per shqiptarin

Ne prag te merkatos verore ka filluar valsi i emrave qe permenden per te levizur nga njera skuader ne tjetren.
Skuadra e Juventusit, pasi ka humbur shpresat per titull dhe po e cileson si te deshtuar kete sezon, po mendon per te perforcuar skuadren per te ardhmen. Nje nder synimet e kesaj skuadre eshte Ksavi Alonso i Liverpulit.
Ne rast largimi, duket se trajneri Benitez ka gjetur zevendesuesin, sipas mediave britanike ai eshte prononcuar se zevendesuesi ideal i Alonsos eshte pikerisht mesfushori i perfaqesueses shqiptare dhe kapiteni i Marsejes, Lorik Cana. Kontakti duket se ka filluar mes trajnerit te Liverpulit Benitez dhe Budevinj Zenden i cili ka marredhenie me shqiptarin.
Flitet per nje shifer prej 10 milion sterlinash, nje shifer qe duket te jete sa dyfishi qe ka ofruar Arsenali nje vit me pare. Megjithate vete Lorik Cana ne intervisten qe ka dhene per Top Channel ka deklaruar se kete vere do te largohet nga Marseja nese do te fitoje nje trofe apo nese do te kete nje oferte bindese nga ndonje skuader e madhe.
Ky duket te jete rasti edhe pse Lorik Cana eshte imazhi i skuadres se Marsejes dhe nder personazhet me te dashur per presidentin dhe trajnerin Gerets.