Luan Krasniqi do të sfidojë vëllezërit Klitschko!?

Boksieri kosovar Luan Krasniqi ka marrë forcën që të rikthehet sërish në ring në moshën 39-vjeçare. Junikasi këtë hap e ka marrë vetëm pasi që mund të fitojë rastin të sfidojë vëllezërit Klitschko. Ish-kampioni i Evropës në peshën e rëndë, Krasniqi, pritet të kthehet në ring në shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa si qytete për rikthimin e tij janë duke u përmendur Stuttgarti dhe Ludwigsburgu, ndërkohë si kundërshtar i tij i mundshëm pritet të jetë amerikani 28-vjeçar Johnathon Banks. Në rast të fitores, Krasniqit mund t’i ofrohet mundësia të sfidojë Vitaly Klitschkon për titullin WBC të peshës së rëndë apo Vladimir Klitschko për titujt e botës të versioneve IBF, WBO e IBO.

“E vetmja gjë që më kthen në ring është mundësia për një përballje me Klitschkot. Kjo është ëndrra ime. Por për spekulime që po rrjedhin nuk do të flas”, ka thënë Krasniqi për “Hamburger Abendblatt”.

Krasniqi duelin e fundit e zhvilloi më 15 nëntor të vitit 2008, ku pësoi me nokaut në raundin e tretë nga ukrainasi Alexander Dimitrenko. Ai në boksin profesionist ka 30 fitore (14 KO), katër humbje dhe një barazim. Krasniqi ishte afër të kthehej në ring vitin e kaluar për një rimeç me Dimitrenkon, por mori një dëmtim të ligamenteve të këmbës pak javë para duelit.

Krasniqi aktualisht është duke u menaxhuar vetë, pasi kontrata me kompaninë “Universum” i ka skaduar.

Kundërshtari i mundshëm i Krasniqit, Banks, ka kontratë me kompaninë menaxhuese të vëllezërve Klitschko (Klitschko Management Group).

Krasniqi ende vazhdon të mbetet njëri prej boksierëve më të njohur gjerman. Ai është duke punuar si analist për televizionin RTL për meçet e vëllezërve Klitschko.

“Një luftë mes Krasniqit dhe Banksit është opsion mjaft interesant. Bisedimet janë duke u mbajtur, por ende asgjë nuk është firmosur”, ka thënë menaxheri i Klitschkove, Bernd Boente.

Banks është kampioni i Amerikës në peshën e rëndë. Ai në 27 duele në ringun profesionist ka fituar 25 herë, ka një barazim dhe një humbje. Humbjen e vetme e ka regjistruar kundër polakut Tomasz Adamek në duelin për titull të botës të versionit IBF në kategorinë “cruiser”.

Guxim te madh Luan Krasniqi per tu perballur me nje nga vellezerit Klitschko…Bravo…Megjithese e parashikoj pak a shume perfundimin e ndeshjes, i uroj fat Krasniqit dhe sigurisht qe per ate do bej tifo…

Luan Krasniqi mendoj se eshte me lart

He sa qef do kisha te fitoj kete radhe Luani… edhe pse pak pak shum pak gjasa ka? eshte veshtir ti mundesh me Klitschkovat ?!

Qef kam edhe une qe te fitoje Krasniqi, por do ti duhej nje pergatitje shume e madhe…pastaj ai edhe vet e ka thene, ka enderr te kete nje perballje me Klitschkon, qe do te thote se kerkon perballjen se fitoren e di mire qe e ka larg…

Ama kam frik se zhgenjehemi si herave tjera:confused: ,pastaj ky tani ka edhe ca vite? veshtir se do arri ne rundin e 5 e jo me lart?

Erinaa, po arriti raundin e 5 do te thote qe ka mundesi shume te mira per te fituar…Keshtu qe te shpresojme…:slight_smile:

amin ishalla ne per Krasniqin jemi …

sa i papar qe esht kyyyyyy … ishalla faqe bardh :slight_smile: