Lyon, Marseille dhe Bordeaux, ndalesa të detyruara

[b]U kompletua java e 22-të e kampionatit francez në futboll, ku skuadrat kryesuese barazuan ndonëse luajtën në shtëpi. Lioni barazoi në derbin fqinjë me Sent Etjenin (1:1), ndërsa “të gjelbrit” avancuan në minutën e 50-të me anë të Miralesit. Tre minuta më vonë braziliani Zhuninjo vendosi rezultatin përfundimtarë dhe të njëjtin minutë vendësit mbetën me dhjetë futbollistë në fushë.

Bordo, avancoi e para kundër Lilit, mirëpo në vazhdim mysafirët brenda dhjetë minutave përmbysën avantazhin. Megjithatë, Gjurkuf pas një ore lojë vendosi rezultatin përfudnimtarë (2:2). Befasi cilësohet edhe humbja e Olimpik Marsejit në Sosho (0:1) ekip ky i cili fitorja ishte tek e treta këtë edicion.[/b]

Ligue 1 – java e 22-të

Bordo – Lili 2:2 (1:0)

Sosho – Marsej 1:0(1:0)

Lioni - Sent Etjeni 1:1 (0:0)

Renditja: Lioni 43 pikë, Bordo 42, PSZH 39, Marseji, Reni dhe Tuluzi nga 38, Lili (një ndeshje më pak) 36, Nica (një ndeshje më pak) 33, Lorienti 29, Nansi (një ndeshje më pak), 28, Monako 27, Nanti 26, Le Mani (një ndeshje më pak) dhe Grenobli nga 25, Kaen (një ndeshje më pak) 24, Okseri dhe Sent Etjeni nga 21, Sosho 20, Valencieni (një ndeshje më pak) 19 dhe Le Avri 12 pikë.