Macherano: Nuk kam problem me Liverpoolin

Mesfushori argjentinas, Javier Mascherano, ka thënë se ai nuk ka kurrfarë problemi me Liverpoolin, por ka këmbëngulur se dëshiron ndryshim të stilit të jetës, për arsye se atij nuk i pëlqen më stili anglez.

“Problemi im nuk është se nuk dua të luaj për Liverpoolin. Jam shumë krenar të luaj për Liverpoolin. Është diçka tjetër. I kam thënë Hodgsonit se ndoshta për jetën time do të preferojë një vend tjetër, jo ndryshimin e klubit, ky është fakti”.

“Shpeshherë mund të shihni se çfarë shkruajnë gazetat dhe pjesa tjetër e shtypit, por në fund, e vetmja gjë që mund të them është që t’i falënderoj të gjithëve te Liverpooli, për arsye se më kanë mbështetur, që nga fillimi, deri tani”, tha Mascherano.