Macja më fotozhenike në botë (foto)

Që një mace të korrë sukses në rrjetet sociale, duhet që të ketë diçka të veçantë ose spektakolare në mënyrë që të bjerë në sy. Por Smoothie, një mace shumë e njohur në Instagram, ka fituar mijëra ndjekës thjesht duke qenë shumë fotozhenike.

Kafsha e adhurueshme ka mbi 135 000 ndjekës në rrjetin social, që ia pëlqejnë shumë sytë jeshile dhe gëzofin me ngjyrë të bardhë dhe kaf.

Pronari i saj, holandezi Arvid van Boekel, poston shpesh foto të maces.

Njëri prej ndjekësve të profilit shkruan: “Është një nga profilet më të mira që kam zbuluar së fundmi”.

/ Top Channel

Macet ke qejf ti mbash ne shtepi.