Macja shkarkon pornografi fëmijësh nga interneti

Mashkulli nga Florida e SHBA-ve, i paditur për shkarkim të pornografisë së fëmijëve nga interneti, është mbrojtur duke akuzuar macen e tij se “ka hallakatë nëpër kompjuter derisa ai po shkarkonte muzikë".
Hulumtuesit e Floridas kanë njoftuar se Keith Griffin nga Jensen Beach, i cili është paditur për shkarkim të pornografisë së fëmijëve, ia ka vënë fajin maces së tij!

Në kompjuterin e tij janë gjetur mbi 1.000 fotografi të pornografisë së fëmijëve.

Sipas fjalëve të sherifit lokal, Griffin u është arsyetuar hulumtuesve se macja e tij ka kërcyer nëpër tastierën e kompjuterit derisa ai po shkarkonte muzikë.

Griffin ka thënë se ka dalë nga dhoma e tij dhe kur është kthyer sërish në të ka gjetur “gjëra të çuditshme” në kompjuterin e tij.

Atij i është caktuar lirimi me kusht me vlerë prej 250.000 dollarësh. Për macen e tij “fajtore”, tani brengoset një mik i familjes së tij.

Mire ky qe paska mace dhe ja ka ngjitur fajin maces po ato qe skane kafshe kujt tia lene fajin komshijes ?? :smiley: