Madonna akuzohet nga një fqinje

Madonna është duke u përballur me një akuzë nga një fqinje e saj, e cila e ka akuzuar këngëtaren se e ka shndërruar shtëpinë e saj në New York në një hapësirë provash.
Karen George, e cila jeton sipër apartamentit kompleks të këngëtares, është e zemëruar me zërin e lartë të muzikës që vjen nga shtëpia e saj, sipas dokumenteve të dërguara në Gjykatën e Lartë të Manhattan gjatë të premtes.

George po ashtu ka akuzuar anëtarët e bordit të ndërtesës, të cilët sipas saj nuk kanë bërë mjaft për të heshtur aktivitetin e zëshëm.