Madonna do të martohet

Spekulohet se Madonna ka vendosur të martohet me modelin Jesus Luz para përfundimit të këtij viti.
Mbretëresha e muzikës pop është takuar me hamshorin brazilian në dhjetor të vitit 2008, vetëm disa java para zyrtarizimit të divorcit me regjisorin Guy Ritchie.

Ndërsa revista “Hello!” citon autorin e biografive, Randy Taraborrelli, të ketë thënë se lidhja e këngëtares me 22-vjeçarin është shumë serioze, dhe ajo planifikon ta kurorëzojë me martesë lidhjen e saj në muajt në vijim.