Madonna kryeson top-listat evropiane të albumeve

Madonna është ‘mbretëresha e Evropës’ pasi albumi i saj “Celebration” kryeson në top-listat e kontinentit të vjetër.
“Celebration” kryeson top-listat e albumeve në Britani të Madhe, Gjermani, Itali, Irlandë, Danimarkë, ndërsa ka debutuar në vend të dytë në Spanjë, Portugali dhe Finlandë.

Kjo është e njëmbëdhjeta herë që Madonna kryeson në Britani të Madhe, duke u barazuar me Elvis Presleyn.

Në vendin e dytë pozicionohet albumi i grupit “Muse”, ndërsa albumi i “Pearl Jam”, “Backspacer”, debutoi në vendin e tretë.