Madonna refuzon bashkëpunimin me polici

Madonna refuzon bashkëpunimin me polici

Madonna ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë që hulumton për rrëzimin e skenës së saj në Francë, si pasojë e të cilës vdiqën dy njerëz dhe pesë të tjerë pësuan lëndime serioze.

Dy njerëz vdiqën si pasojë e rrëzimit të kulmit në kohën kur po ndërtohej skena për koncertin e Madonnas të paraparë të mbahej në stadiumin e Olimpique Marseille- Velodrome.

Madonna ka bërë homazh për të vdekurit dhe ka shprehur pikëllimin e saj për këtë që ka ndodhur, madje edhe gjatë koncerteve të saj. Duke qenë se Mbretëresha e muzikës pop ka kontratë me organizatorët e koncerti, policia mendon se ajo është një dëshmitare e rëndësishme, mirëpo, ajo ka refuzuar të intervistohet për aksidentin