Malajzia: Nëse djali juaj mban bluzë me jakë V, është gej

Dikur cilësoheshin si shumë në modë. Por tani, 80 vjet pasi nisën të shiten për herë të parë bluzat me jakë V, qeveria në Malajzi ka një teori të çuditshme.

Sipas zyrtarëve të qeverisë në këtë vend të largët, nëse djali juaj mban të veshur një bluzë të tillë, atëherë mund të jetë homos eksual.

Po ashtu adoleshentët që veshin bluza të ngushta dhe me ngjyra, ka shanse të jenë homos eksualë.

Këto janë shenjat paralajmëruese, të publikuara nga Fondacioni i Mësuesve në Malajzi dhe të mbështetura nga qeveria.

Zëvendësministri i Edukimit tha se pak njerëz e kuptojnë se cilat janë simptomat e para të homos eksualitetit, ndaj duhet një udhëzim i tillë për të parandaluar përhapjen e tij.

Për këtë çështje janë organizuar deri më tani edhe dhjetë seminare për t’u shpjeguar prindërve tendencat homos eksuale.

Homoseksualiteti është i paligjshëm në Malajzi. Vitin e shkuar aty u censurua edhe kënga e Lady Gaga “Born This Way” me arsyetimin se promovon homos eksualët.

Ja fusin kot