Malta do fitoren pas 28 muajsh, Shqipëria kreun e Grupit 1

Ndeshja e së mërkurës në ”Ta ‘Qali”, e vlefshme për kualifikueset e Grupit 1, në kuadrin e “Botërorit 2010”, do të jetë e shtata ballafaquese midis Shqipërisë dhe Maltës. Historia e takime të tilla është mjaft interesante, pavarësisht prej që dy vendet janë europiane, mesdhetare dhe pak më shumë se një orë fluturimi larg njëra-tjetrës.

Malta fitoi ndeshjen e parë (miqësore 2-1) në mes të dy ekipeve në gusht 1995, ndeshja e dytë (Turneu Rothmans) mbaroi 1-1. Shqipëria pastaj fitoi katër ndeshjet e fundit, tre prej të cilave në Shqipëri, të gjitha me të njëjtin rezultat, 3-0. Fitorja 3-0 e Shqipërisë më 10 shtator 2008, në Tiranë, ishte një nxitje për vendin ballkanik, si ekip, sepse Shqipëria qëndroi për një muaj në krye të Grupit 1 kualifikues të Kupës së Botës 2010. Shqipëria ka shfaqur disa herë futboll europian dhe me peshë, si ndaj Portugalisë, herën e fundit, dhe e konsideron veten rivale të Danimarkës, Suedisë dhe Hungarisë. Shqipëria ka luajtur katër ndeshje deri tani, duke mbledhur pesë pikë. Rezultati më i çmuar dhe surprizë i shqiptarëve u arrit në Braga, Portugali, ku morën një pikë heroike, duke u ballafaquar denjësisht me “Brazilin e Europës”, edhe pse me dhjetë burra që nga minuta e 37-të e ndeshjes. Katër pikët e tjera i kanë marrë në dy ndeshjet e deritanishme të grup, të luajtura në shtëpi, një barazim kundër Suedisë, 0-0, dhe një fitore 3-0 ndaj Maltës. Një tjetër fitore, të mërkurën, do ta dërgonte Shqipërinë (edhe pse përkohësisht) në krye të grupit, duke ushqyer kësisoji ëndrrën e një populli të vogël për një vend në finalet e Botërorit të Afrikës së Jugut, që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Ari Han: Malta, 200 për qind e motivuar

Në një konferencë shtypi, organizuar të premten, holandezi Ari Han pohoi se bashkë me shqiptarët, të cilët i drejton, ëndërron edhe ai për një kualifikim në Botërorin e radhës, ndonëse pranoi se do të jetë e vështirësi arritja e fitores në “Ta’ Qali”. Sipas tij, në Shqipëri, nëpërmjet një diference të vogël në fushën e lojës, ndeshjen e parë në Tiranë e fitoi skuadra e tij 3-0, por ky nuk ishte rezultat i besueshëm dhe që pasqyronte realitetin e të dyja skuadrave në fushën e lojës. “Vitin 2008 e mbyllëm me një ritëm të lartë, çka dëshirojmë ta demonstrojmë edhe në vitin e ri. Ne kemi mundësinë për të bërë gjëra të mira, ndaj duhet të ndjekim këtë kurs,” – tha Hani, pasi njoftoi 19 të besuarit e tij për ndeshjen me Maltën, 13 prej të cilëve luajnë në ligat europiane, jashtë vendit.

Por, para kësaj ndeshjeje, holandezi i Shqipërisë është përballur me disa probleme, siç është pamundësia e aktivizimit në Maltë e titullarëve Altin Lala, Lorik Cana dhe Arjan Beqaj. “Ne kemi vërtet disa probleme për këtë ndeshje, që kanë të bëjnë me dëmtimet e Canës (Marsejë), Lalës (Hanover 96), por edhe me dëmtimet e Bogdanit (Chievo) dhe Beqajt (Anorthosis). Këta dy lojtarët e fundit nuk janë duke luajtur rregullisht, ndërsa tre “ukrainasit” janë lojtarë bazë në ekipet e tyre (Dallku, Curri dhe Bulku), si edhe Salihi në Austri. Sidoqoftë, ligat e këtyre vendeve nuk janë në aktivitet, ndaj nënkuptohen edhe rezervat normale në formën sportive të këtyre lojtarëve. Pra, problemet në skuadër janë evidente, si shkak I këtyre që përmenda më lart, por unë unë sinqerisht besoj të ky grup lojtarësh që kam në dispozicion për Maltën. Probleme do të kemi gjithnjë, sepse kështu është futbolli, edhe pse mungesat e Canës dhe Lalës janë shumë për një kombëtare si Shqipëria,” - tha Hani.
Trajner i Shqipërisë kërkoi gjithashtu nga ekipi i tij për të luajtur në sulm kundër Maltës. “Jemi koshientë, ekipi ynë nuk është në formën e vet më të mirë, më të dëshirueshme nga ne, kështu që do të ishim shumë të lumtur për ta fituar këtë ndeshje, ndaj do t’I kushtojmë rëndësinë e duhur aspektit sulmues, – shton Hani. - Është një ndeshje shumë e rëndësishme, por, në të njëjtën kohë, një takim që mbart në vetvete të papritura, si të gjithë të tjerët në futboll. Ne duhet të japim maksimumin për të fituar. Natyrisht, kjo është një sfidë e ashpër, dhe e vështirë për ne. Ne nuk duhet të mendojnë se Shqipëria është Spanja, Italia ose Hollanda, të cilat mund ta fitojnë me lehtësi këtë ndeshje, 2-0 ose 3-0. Unë besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë. Dua të theksoj që ne do të luajë për të fituar, edhe pse e dimë se maltezët, nga ana e tyre, mendojnë se vetëm ndaj Shqipërisë kanë shanse për të fituar pike. Pra, motivimi i maltezëve do të jetë 200 për qind.” Nëse Shqipëria do të mposhtë Maltën, Hani dhe ekipi i tij do të jenë përsëri në kryesim të Grupit 1. Kjo do të shkaktojë një ëndërr të prekshme te shqiptarët, për një kualifikim për herë të parë në finalet e Kupës së Botës. “Të gjithë ne kemi ëndrra, por duhet të jetojmë dhe punojnë shumë për t’i bërë ato realitet. Ata që nuk kanë ëndrra, nuk jetojnë. Unë, gjithashtu, kam një ëndërr në futboll. Aktualisht, dëshira ime është që ta ndaj me të gjithë shqiptarët, dhe ju e dini se për çfarë e kam fjalën, për kualifikim në finalet e Botërorit 2010,” – nënvizon Hani.

FSHF: Nga 5 mijë euro për kokë për fitoren

Nga ana e saj, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka shkuar larg në përpjekjet për t’i motivuar lojtarët për ndeshjen e së mërkurës. Pesë mijë euro secili lojtar, është ajo që kuqezinjtë do të marrin, në rast Shqipëria mposht Maltën në “Ta ‘Qali”.

Fitzel i habit të gjithë me listën anti-Shqipëri

Trajneri i Maltës, Dushan Fitzel, ka zgjedhur për të luajtur me lojtarë pa shumë përvojë, të mërkurën, në ndeshjen eliminatore për Kupën e Botës 2010, Grupi 1, ndaj Shqipërisë. Publikimi i listës nga Fitzel, ku bëjnë pjesë 18 lojtarë, ka shkaktuar ngritje të vetullave, veçanërisht në mesin e atyre që konsideroheshin lojtarë të rregullt të kombëtares malteze. Ivan woods, i Sliema wanderers, Xhemi Pejs dhe Kenneth Scicluna, të Valletta-s, dhe George Mallia, mesfushori i Birkirkara-s, janë midis atyre që kanë mbetur jashtë listës së trajnerit Fitzel për ndeshjen me Shqipërinë. Edhe anësori Cleaven Frendo ka qenë gjithashtu i pamundur, megjithë shfaqjet e tij për përmirësim te Valletta, duke synuar kompletimin e tij, që nga rimëkëmbja e kyçit të këmbës, dëmtim i cili e ka bezdisur shumë. Fitzel tregon se formacioni i Maltës, që do të nisë ndeshjen kundër Shqipërisë, nuk do të ndryshojnë shumë nga ekipi fitoi 3-1 javën e kaluar miqësoren hungareze ndaj Ferencvaroshit. Sa u takon përgatitjeve të maltezëve, trajneri Fitzel është treguar i gatshëm për t’u dhënë lojtarëve të tij një ditë pushimi, pasi shumica e tyre kanë qenë të përfshirë në ndeshjet e së shtunës, në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maltës.

Ja lojtarët e grumbulluar maltezë për ndeshjen me Shqipërinë:

Portierë: Justin Haber (Sheffield United - England); Andrew Hogg (Valletta)

Mbrojtës: Andrei Agius (Igea Virtus - Italy), Ian Azzopardi (Sliema Wanderers), Shaun Bajada (Birkirkara), Luke Dimech (Valletta), Alex Muscat (Sliema Wanderers), Brian Said (Marsaxlokk)

Mesfushorë:Gilbert Agius (Valletta), Roderick Briffa (Valletta), Andrew Cohen (Hibernians), Clayton Failla (Hibernians), Ryan Fenech (Hamrun Spartans), Kevin Sammut (Marsaxlokk), Andre` Schembri (Carl Zeiss Jena - Germany)

Sulmues: Michael Mifsud (Barnsley - England); Jean-Pierre Mifsud Triganza (Birkirkara); Terence Scerri (Hibernians)

Burimi:Sporti Shqiptare

Malta, 28 muaj pa e shijuar fitoren

Malta është një prej skuadrave më të dobëta në kontinentin europian. Këtë e tregon jo vetëm fundi në klasifikimin e Grupit 1 kualifikues për në Botërorin 2010, ku merr pjesë edhe Shqipëria, me 0 pikë, por edhe fakti kokëfortë që nuk fiton një ndeshje eliminatore në dy aktivitetet më të rëndësishme futbollistike (Botëror ose Europian) prej 28 muajsh. Për herë të fundit maltezët kanë marrë 3 pikët në ndeshjet e luajtura në grup, më 11 tetor 2006, pas fitores 2-1 në stadiumin “Ta’ Qali” me Hungarinë. Ajo sfidë ishte e vlefshme për eliminatoret e Euro 2008. Kjo ishte fitorja e parë pas 13 vjetësh, kur në vitin 1993 ata fituan 1-0 në fushën e Estonisë, në një përballje të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës. Në total, Malta numëron vetëm katër fitore në paraqitjet në kompeticionet madhore: në vitin 1975, ata mposhtën 2-0 Greqinë, ndërsa në vitin 1982, fituan 2-1 me Islandën (të dyja ndeshje të vlefshme për Kampionatin Evropian). Gjithsesi, rezultatet pozitive nuk kanë munguar as në vitet e fundit. Në eliminatoret e Euro 2008, ata fillimisht barazuan 1-1 në fushën e Moldavisë (më 24 mars 2007), ndërsa më pas frenuan Turqinë në La Valeta. Me barazimin 2-2 më 8 shtator 2007, skuadra e Fatih Terim rrezikoi seriozisht pjesëmarrjen në Austri dhe Zvicër. Por, nëse tri pikët e fundit janë regjistruar përpara 28 muajsh, pritja për një rezultat pozitiv në eliminatoret e Kupës së Botës është edhe më e gjatë. Malta, e cila ka regjistruar vetëm humbje në katër ndeshjet e para të Grupit 1 eliminator të Botërorit 2010, ka 40 muaj (tre vjet e katër muaj) që nuk regjistron një rezultat pozitiv. I fundit daton më 12 tetor 2005, kur ata barazuan 1-1 në “Ta’ Qali” me Bullgarinë. Sfida ishte e vlefshme për Botërorin 2006, edicion në të cilin skuadra modeste ka dhuruar shumë surpriza. Në fakt, më parë ata kishin marrë dy barazime të tjera në fushën e tyre me Islandën (0-0, më 9 tetor 2004) dhe me Kroacinë (1-1, më 7 shtator 2005).
Ndeshja me të cilën në Maltë krenohen është fitorja 7-1 kundër Lihtenshtejnit, më 26 mars 2008. Në atë takim, spikati lojtari më i mirë i skuadrës, Majkëll Mifsud, me pesë gola të realizuar. Sulmuesi i Barnslit është vendosur nën urdhërat e trajnerit Fitzel. Pavarësisht një dëmtimi të vogël, ai pritet të jetë normalisht në fushë ndaj kuqezinjve.

Burimi:Sporti Shqiptare

Lojtaret e kombetares shqiptare.

  1. Arjan Beqaj Anorthosis
  2. Isli Hidi Alki Larnaca
  3. Samir Ujkani Palermo
  4. Andi Lila Tirana
  5. Armend Dallku Vorskla
  6. Debatik Curri Vorskla
  7. Ansi Agolli Tirana
  8. Kristi Vangjeli Aris
  9. Endrit Vrapi Elbasan
  10. Elvin Beqiri Vllaznia
  11. Ervin Skela E. Kotbus
  12. Gilman Lika Hacetepe
  13. Ervin Bulku Krivbas
  14. Elis Bakaj Dinamo 2
  15. Klodian Duro Omonia
  16. Erjon Bogdani Chievo
  17. Hamdi Salihi SV Ried
  18. Xhevahir Sukaj Vllaznia
  19. Besart Berisha AC Horsens

Trajneri: Arie Haan

“RRETH FLAMURIT KUQEZI TË PËRBASHKUAR, ME NJË DËSHIRË E NJË QËLLIM”, FITOREN, sic e thotë edhe himni kombëtar i shqiptarëve, sic do ta këndojnë edhe kuqezinjtë para ndeshjes me Maltën, e bashkë me ta tërë shqiptarët, anekënd botës, do të nisë sfida e “Ta’ Qalit”, të mërkurën, 11 shkurt 2009, e vlefshme për Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010, që do të luhet vitin tjetër në Afrikën e Jugut. Sepse vetëm kështu Shqipëria do të vijojë të ëndërrojë, të ushqejë shpresat, se ndonjë një mrekulli i ka trokitur asaj më në fund në derë, kualifikimi për herë të parë në finalet e një eventi kaq të madh ndërkombëtar. Sepse, më së paku, deri në ndeshjen pasuese me Hungarinë në Tiranë, në muajin mars, do të jemi të parët në grup, duke e shijuar për së dyti këtë privilegj mes rivalësh tepër të fortë, si Portugalia, Suedia, Danimarka. Sepse vetëm kështu, e tërë Europa, por edhe më tej, shtypi i gjithfarshëm, do të naltojë emrin e kombit tonë, si kreu i grupit kualifikues. Sepse kështu, e tërë familja kuqezi do të krenohet me vendin e tij. Një detyrë sa e lehtë, krahasuar me nivelin e kundërshtarëve të tjerë në grup për kombëtaren kuqezi, po aq e vështirë, po të kemi parasysh se ndaj të vegjëlve bëjmë shpesh “harakirin”. Barazimi heroik i 10 burrave në Braga të Portugalisë, ndaj “Brazilit të Europës”, Portugalisë së Kristiano Ronaldos, do të sfumohej pa një rezultat pozitiv në Maltë. Rezultat pozitiv, i cili, kësaj here, do të konsiderohej vetëm FITORJA. Për të cilën të gjithë duhet të lutemi, të shpresojmë, të besojmë tek djemtë tanë kuqezinj, që do të vënë zemrën në fushën e lojës, për t’i bërë krenarë mijërat e mbështetësve anekënd botës, të ngujuar tërë ankth para ekranëve të televizorit. Ora 19.30 e së mërkurës, 11 shkurt 2009, do të startojë 90-minuta të ethshme, plot ankth e besim njëherazi për tërë shqiptarët, në fund të të cilave, këtej e përtej kufirit, urojmë të festojmë, në emër të ngjyrave kuqezi.
Formacioni, enigmë deri në minutat e fundit
Mungesa e dy titullarëve të mesit të fushës i ka shkaktuar jo pak dhimbje koke trajnerit holandez të kuqezinjve, Ari Han. Megjithatë, nga sa mësojmë nga burime të sigurta në kampin kuqezi, trajneri Han po përgatit kurthin e tij për ndeshjen kundër Maltës. Kështu, në seancën stërvitore të së hënës, holandezi ka hedhur në fushë një skemë 4-4-1-1, ku mbrojtja ka qenë e përbërë në qendër nga Beqiri e Curri, në krahun e djathtë Dallku e në të majtin Agolli. Shkaterrues ne mesfushe do te jene Vrapi dhe Ervin Skela (vlonjati me detyra specifike organizative te lojes), por në momentet e fundit Hani mund të aktivizojë edhe Andi Lilën, ndërsa repartin e kanë kompletuar Bulku në të djathtë, dhe i riu Gilman Lika në të majtë. Klodian Duro do të ketë detyra sulmuese, në rolin e asisteve për sulmuesin e deklaruar Bogdani. Edhe në rastin e Bogdanit, Hani mund të ndryshojë diçka në momentet e fundit, duke hedhur në fushë nga fillimi Salihin, jo Bogdanin. Përsa i përket portës, do të jetë Isli Hidi titullar. Trajneri Ari Han, ka qenë shumë i fokusuar te reparti i prapavijës dhe tek ai i mesit të fushës, duke kërkuar prej lojtarëve maksikumin e mundshëm. Është lehtësisht e kuptueshme kjo këmbëngulje e holandezit. Ai kërkon të nxjerrë në fushë skuadrën më të mirë të mundëshme, e cila të mos hasë vështirësi në bllokimin e manovrës sulmuese të Maltës që në mesfushë. Megjithate, Hani nuk ka deklaruar asnje formacion edhe per lojtaret, cka i ka coroditur disi keta te fundit, pasi askush nuk e ndien veten te sigurte ne formacionin baze, me te cilin Shqiperia do ta nise ndeshjen me Malten. Gjithcka do te zyrtarizohet nga Hani para ndeshjes, ne analizen e zakonshme ne te tilla raste, ku do te ndahen edhe me mire detyrat e gjithsecilit.
Presidenti Duka, takim me kuqezinjtë
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zhvilluar dje një takim me skuadrën tonë përfaqësuese. Mësohet se njëshi i futbollit shqiptar u ka kërkuar kuqezinjve një sakrificë të madhe për këtë ndeshje me qëllim marrjen e fitores, e cila do ta ngjiste Shqipërinë në vendin e parë në grup. Lojtarët nga ana tjetër janë shprehur të gatshëm se do të japin maksimumin kundër Maltës dhe se fitorja është objektivi i tyre i vetëm.
Dreka mbledh bashkë gjithë grupin
Ora 14:00 e ditës së hënë ka mbledhur për herë të parë bashkë të gjithë futbollistët e grumbulluar për ndeshjen me Maltën. Deri të hënën në mbrëmje, në rezidencën e kuqezinjve ishin vetëm 12 lojtarë, e më pas me ardhjen e Debatik Currit, Armend Dallkut dhe Gilman Likës, u bënë 15. Ndërkohë, dje ekipit iu bashkuan edhe lojtarët e fundit. Bëhet fjalë për Ervin Skelën, Erion Bogdanin, Arjan Beqajn dhe Samir Ujkanin, të cilët bën stërvitjen e parë në seancën e pasdites.
I ftohti maltez shtang kuqezinjtë
Kanë shkuar me një kohë normale, por gjatë mbrëmjes janë shtangur nga i ftohti, që i ka mbledhur të gjithë në dhomat e hotel “Corinthia Palace”. Futbollistët e ekipit kombëtar nuk e kanë pritur që i ftohti i ishullit maltez të ishte i hidhur. “Erdhëm mirë, edhe pse udhëtimi ishte pak i lodhshëm. Koha gjatë drekës ishte pak a shumë si në Shqipëri, por në mbrëmje ka qenë e ftohtë,”- tregojnë kuqezinjtë nëpërmjet linjës telefonike.
Kombëtarja dhe “facebook” mania
Shumica e lojtarëve të kombëtares disponojnë lap-top, të cilin e përdorin në kohën e lirë, duke naviguar në internet, por jo vetëm. Kuqezinjtë i ka përfshirë mania e “facebook”, teksa pothuajse të gjithë kanë hapur një faqe të tillë, duke vendosur fotot nga ndeshjet dhe jeta private. Më të angazhuar dhe ata të cilët konsumojnë më shumë minuta online në “chat”, janë pa dyshim më të rinjtë e kuqezinjve, por jo pas ngelen edhe të ashtuquajturit veteranë.

  • 5 mijë euro shpërblim për fitoren e Shqipërisë shkruajnë gazetat malteze, të cilat kanë befasuar trajnerin Ari Han, që ka pyetur përfaqësuesit e FSHF-së nëse lajmi është i vërtetë.
  • 10 mijë vetë pritet të jetë numri i sportdashësve të pranishëm në “Stadium Nazzjonali” të Ta’Kalit. Lajmi bëhet i ditur nga federata malteze.
  • Biletat për ndeshjen kundër Shqipërisë kanë çmime të ulëta që nisin nga 5 euro më e lira e deri në 12 euro.
  • Interesim i ulët në La Valeta për ndeshjen me kuqezinjtë, kjo sepse Shqipëria nuk është ndonjë nga “big”-ët e kontinentit.

Një skemë klasike, 4-4-1-1, për të mposhtur Maltën


Trajneri Han i beson nga minuta e parë Gilman Likës. Vangjeli ngelet jashtë, Bulku dhe Vrapi titullarë
Me Erion Bogdanin në sulm dhe Klodian Duron pas tij, trajneri kuqezi Ari Han, ka menduar të luajë sot me Maltën. Holandezi ka preferuar përsëri rreshtimin taktik, 4 4 1 1, të cilin e ka përdorur pothuajse në të gjitha përballjet e tij në krye të Shqipërisë. Edhe pse nuk ka dashur ta bëjë publik për mediat, duke thënë se kërkon të mbajë në tonus lojtarët, me shumë mundësi, nisur edhe nga stërvitja e fundit e zhvilluar dje në orarin e ndeshjes, në stadiumin “Nazzjonali”, përbërja e skuadrës kuqezi mund të jetë një surprizë e vërtetë.
Sipas informacioneve pranë stafit të kombëtares, kreu i pankinës, Ari Han, i ka besuar një fanellë titullari mesfushorit shkodran, Gilman Lika, për të cilin ndeshja me Maltën do të jetë e para për të në këto eliminatore. Jashtë ka ngelur Kristi Vangjeli, që nuk po aktivizohet tek Arisi dhe kësisoj nuk ka shfaqur një formë të mirë gjatë seancave stërvitore me kombëtaren. Ndërkohë, ashtu siç ishte parashikuar, në portë do të jetë Isli Hidi.
Mbrojtja është thuajse e ndeshjeve të fundit, me ndryshimin që Ansi Agolli këtë herë do të jetë më i tërhequr, sepse në pozicionin natyral të tij është vendosur Lika. Në prapavijë nga e djathta do të luajë Dallku, i rikthyer pas pezullimit, ndërsa në qendër dyshja Beqiri Curri. Në repartin e mesfushës, Klodian Duro do të jetë si zakonisht i vendosur nga e djathta, por këtë herë në në rolin e një gjysmë-sulmuesi, që bashkë me Skelën, do të mbështesin Bogdanin.
Në qendër të mesfushës, Endri Vrapi dhe Ervin Bulku do të zënë respektivisht, vendin e të dëmtuarëve Altin Lala dhe Lorik Cana. Vrapi dhe Bulku janë provuar në këto pozicione edhe në miqësoren me Azerbajxhanin. Gjithsesi, trajneri Han, 11 lojtarët që do të zbresin në fushë, do t’ua bëj publikë lojtarëve vetëm sot gjatë paradites.

Burimi:Sporti Shqiptare

Per te gjithe te apasionuarit e futbollit ndeshjenMalte - Shqiperi mund ta shikojne ketu:

Perfundoi Pjesa e pare Malte 0 - 0 Shqiperi

1′- Topin e pare nga mesi i fushes e nis Malta
3-10′- Vendasit jane me kerkues, shikojne me shume nga porta e Hidit, por nuk jane te qarte dhe nuk sjellin asnje rrezik per kombetaren tone.
11′- Bogdani i shkeputet mbrojtjes vendase dhe del i vetem perballe portierit maltez, por anesori e gjykon pozicion jashte loje.
15’- Kundersulm i rrezikshem i maltezeve, topi devijohet ne kendore nga Dallku. Goditja nga kendi nuk sjell rrezik per portierin Hidi.
20’- Portieri Hidi i shkëput topin sulmuesit kryesor maltes, Misfud, ne zonen e tij, duke evituar nje rrezik evident ne porten kuqezi.
25’- Kuqezinjte tane zbresin ne sulm nga krahu i majte, ku Duro merr nje top te gjate, por, i perfshire ne nje veprim individual, humbet topin dhe rrezikshmerine ne porten e vendasve.
28’- Krosim nga krahu i majte i sulmit tone nga Agolli, topi shkon ne lartesi, ne zonen malteze, ku futet ne dyluftim me koke Bogdani, qe gjuan fort, por portieri vendas e devijon me veshtiresi topin te kendore. Rasti i pare per kombëtaren tone per te shenuar.
32′- Bogdani ka te gjitha mundesite per te shenuar, i vetem me porten. Pasi e ka nxjerre ne pozicion ideal Lika, Bogdani tregon se ka harruar jo vetem golin, por edhe porten. E pafalshme per te, si ka humbur nje rast te arte per gol.
33′- Eshte radha e Skeles te humbe nje tjeter rast te arte per gol. I gjendur vetem para portierit vendas, Skela nuk e ul dot topin e ardhur ne adrese te tij nga Gilman Lika, duke perseritur gabimin e Bogdanit nje minute me pare.
35′- Goditje kendi per Shqiperine. Ekzekuton nga flamuri Duro, por tanet nuk perfitojne ne lemshin e krijuar te zona e Maltes.
38′- Misfud i shpeton mbrojtjes kuqezi, del i vetem me Hidin, por me pare vijerojtesi rumun ka ngritur flamurin per pozicion jashte loje.
43′- Goditje kendi nga e majta per Shqiperine. Ekzekuton Duro, topi kalon tere zonen vendase, pa u prekur nga askush.

Mendimi im

Se kuptoj fare pse e ka fut ate Bogdani Ari Han ai ka gjith kto kohe qe slun fare me ekipin e tij Chievo ne Itali sa na hubi kot dhe ato raste qe kishim.
Prap luajtem mire mendoj,shpresoj se pjesen e dyte do te shenojm.

Perfundon:MALTE-SHQIPERI 0-0

48′- Malta ka nje rast ideal per te shenuar. Sulmuesi kryesor i saj, Misfud, pasi driblon mbrojtesit tane, del ne pozicion te volitshem, godet fort, tokazi, por topi kalon ngjitur me shtyllen e djathte pungule te Hidit.

52′- Skela vonon ne pasim, duke kushtezuar pozicionin jashte loje te Duros, qe mund te rrezikonte.

55′- Maltezet kane tre minuta qe bejne presion ne mbrotjen tone, por pa rrezikshmeri ne zonen e Hidit. Tanet vijojne te jene konfuze dhe te mos dinte te dalin para portes malteze dhe te gjejne golin.

58′- Zoti eshte me ne, sepse per lojtaret kuqezinj, maltezet duhej te kishin shenuar. Sulmuesi Kerri i vendasve ben c’te doje me mbrojtjen tone, del i vetem me Hidin, por ne menyre te pafalshme e kalon topin mbi tra.

60′- Nje kthim i gabuar i Dallkut pas, per tek portieri Hidi, perfitojne sulmuesit vendas, qe serish kane mundesi te shenojne. kaos total ne lojen e kuqezinjve.

64′- Skela kroson nje top ne zonen malteze, ngrihet ne ajer Duro, godet me koke, por jashte, pa shenjestren e duhur.

66′- Goditje denimi, e ekzekutuar me force nga maltezet, pret ne pozicion Hidi.

69′- Hidi spastron zonen tone me nje grushtim te sakte, pas nje lemshi te krijuar para syve te tij.

73′- Maltezet kundersulmojne rrezikshem, nderkohe qe loja e kuqezinjve eshte totalisht e shthurur, pa koncept dhe qartesi.

75′- Bogdani nuk merret vesh me Skelen, duke mbyllur keq nje kundersulm tonin.

80′- Malta ka 5 minuta qe kontrollon lojen, ndersa kuqezinjte jane ne diten e tyre me te erret.

83′- Kundersulm i taneve. Skela gabon ne momentin e fundit, duke mos perfituar.

85′- Goditje preshe e Misfud, Hidi mezi e devijon topin. Mbrojtja kuqezi, si e tere kombetarja, eshte nje katastrofe e vertete.

90′- Tri minuta shtese. Ndeshja ka te njejten tablo, nje Malte teper ngacmuese, ndersa kombetarja shqiptare nje kaos total.

Nje Kombtare me te vertete per te ardhur keq shume shume dobet katastrofe.

Trajneri Ari Han, duke folur pas ndeshjes, eshte dukur i merzitur deri diku, megjithate tha se ishte i kenaqur nga rezultati. Sidoqofte, ai e ka kaluar pergjegjesine tek lojtaret, te cilet, sipas tij, u shthuren taktikisht nuk nuk zbatuan porosite e tij. “Sulmi dhe mesfusha qendruan shume larg njeri-tjetrit ne pjesen e dyte dhe kjo ishte nje e e mete e madhe per skuadren tone. Per sa i perket nderrimit te shpejte te Vangjelit, ndeshja ndaj Maltes nuk ishte dita e tij. Personalisht jam i kenaqur me rezultatin, duke pare ndeshjen. Ne 45 minutat e dyta u munduam te ruanim rezultatin. Dua te jap vleresimet e mia per debutuesin e kombetares, Gilman Lika. Sot u paraqit mire, edhe pse ne nje ndeshje te veshtire. U kam thene lojtareve qe duhet te sterviten sa me shume, per te qene ne nje gjendje sa me te mire fizike”, - ka pohuar Hani pas ndeshjes. Sikurse duket edhe ne fjalet e tij, ai nuk ndien shume merak per lenien e dy pikeve ndaj Maltes, sepse i ka dhene mundesine kundershtarit te marre piken e vetme ne grupin tone eliminator, ndoshta te vetmen deri ne fund te ndeshjeve, sepse nje kundershtar te shthurur totalisht nga ana tekniko-taktike, por edhe pa nerv, pa gjak e shpirt, nuk do te kete mundesine te kete me perpara, si me 11 shkurt 2009 Shqiperine. Dhe kjo Shqiperi zhgenjyese eshte e tija, ashtu sic nxiton te vere vulen ne barazime te tilla si ne Portugali, ndaj nuk mund te justifikohet duke e kaluar pergjegjesine tek lojtaret. Te ishte per lojtaret, nuk kishte nevoje Shqiperia per te, per nje trajner te huaj, sepse do te drejtoheshin vete. Sidoqofte, trajneri Han duket se do ta risjelle ne mendje kete ndeshje vetem para sfides se radhes me Hungarine, ne Tirane, kur do te vije serish ne Shqiperi, sepse deri asokohe do te „arratiset“, pa ua dhene mundesine gazetareve shqiptare te kerkojne shkaqet e zhgenjimit te turpshem ndaj Maltes.

po sa doli perfundimisht ndeshja asnje nuk e tha

Ndeshja perfundoi 0-0 Kuklla ,por ekipi jone Kombetare luajti shume shume dobet,e ke lart perfundimin me te medhaja.

Nuk është hera e parë që na zhgënjen kombëtarja jonë. Gjithsesi rëndësi ka që nuk humbëm.

Po po mire thua ti Peniel rendesi ka qe nuk humbem,se ca spresim nga kjo Kombetare,gjithsesi eshte Kombetarja jone qe perfaqeson Shqiprine dhe ne e respoktojme.

[b]Shqipëria ka zhgënjyer tërësisht në përballjen e djeshme me Maltën, duke zhvilluar një lojë pa ritëm

Maltë Shqipëri 0-0[/b]
Malta: Haber, A.Agius, Dimek, G.Agius (Fenesh 86′), Bajada, Samut, Kohen, Muskat, Shembri, Sheri (Brifa 69′), Misfud.
Trajner: D.Fitzel
Shqipëria: Hidi, Dallku, Beqiri, Curri, Agolli (Vangjeli 46′, Lila 80′), Vrapi, Bulku, Lika, Skela, Duro, Bogdani (Berisha 75). Trajner: A.Han
Gjyqtarë: A.Deaconu, G.Vidan, E.Dumitresku (Rumani)
Kartonë të verdhë: Agolli, Vrapi, Lila

1′- Gjyqtari rumun ka vërshëllyer fillimin e ndeshjes.
10′- Skela harkon mirë nga krahu i djathtë. Bogdani godet me kokë, por topi përfundon jashtë.
13′- Ansi Agolli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të rrezikshme.
16′- Harkim i Bulkut në zonë, top për Currin, që me kokë fton Beqirin. Më i shpejtë portieri maltez, që e nxjerr topin në korne.

17′- Kundërsulm i maltezëve, Mifsud ka mundësi të shënojë por topi përfundon jashtë.
28′- Harkim i Agollit për Dallkun, por ndërhyn portieri maltez.
29′- Harkon Dallku nga e djathta, Bogdani rrezikon me kokë, por është në pozicion jashtë loje.
31′- Harkim i Likës nga e majta për Skelën, ky i ofron një mundësi të shkëlqyer Bogdanit, që gjuan në trupin e portierit Haber.
35′- Bulku jep një top nga e djathta, por del më parë portieri Haber.
40′- Goditje e Skelës nga jashtë zonës, topi përfundon jashtë.
45′- Gjyqtari i katërt akordon 1 minutë shtesë.
45+1′- Përfundon pjesa e parë 0 0.
46′- Rifillon takimi. Ansi Agolli zëvendësohet nga Kristi Vangjeli.
47′- Sulm nga krahu i majtë i maltezëve, Mifsud del i lirë, godet diagonalisht dhe topi përfundon jashtë.
50′- Vrapi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të qëllimshme nga pas.
52′- Skela del i lirë në hyrje të zonës, por pason për Duron, që është në pozicion të dukshëm jashtë loje.
57′- Scerri del i lirë përballë Hidit, por topi ka kaluar mbi traun e portës. Rasti më i mirë për maltezët, gjatë gjithë ndeshjes.
61′- Mifsud shfaqet i lirë përballë Hidit, por ndërhyrja me këmbë e portierit të Shqipërisë shpëton portën kuqezi.
70′- Kryhet zëvendësim te Malta, del nga fusha e lojës Scerri dhe hyn në lojë Briffa.
75′- Shqipëria kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Bogdani, hyn në fushë Berisha.
80′- Trajneri i Shqipërisë, Ari Han, largon nga fusha Vangjelin. Në vend të tij Andi Lila.
81′- Largohet nga Malta Muscat i dëmtuar, hyn në fushë Faila.
85′- Ndërhyrje e parregullt e Andi Lilës. Merr karton të verdhë.
86′- Goditje e fortë ballore e Mifsudit, pret me vështirësi portieri Hidi.
87′- Ndërrim te Malta. Largohet Agius, në fushën Fenech.
90′- Gjyqtari i katërt akordon tri minuta shtesë.
90+3′- Gjyqtari rumuni vërshëllen përfundimin e ndeshjes, 0-0.
Sipas trajnerit, për nga mënyra sesi rrodhi loja në pjesën e dytë, i kënaqshëm mbetet edhe ky rezultat
Hani justifikohet: Të lumtur me barazimin
“Lojtarët nuk m’u bindën në pjesën e dytë.

” Ishte ky justifikimi i trajnerit të kombëtares, Ari Han, për barazimin pa gola ndaj Maltës, në një ndeshje ku pritej që ekipi kuqezi të arrinte fitoren. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, holandezi ndër të tjera është shprehur se repartet qëndronin të shkëputura nga njëra-tjetra dhe Bogdani nuk u mbështet sa duhet nga mesfushorët.

Për trajnerin kuqezi, duhet të jemi të lumtur për barazimin me modestët maltezë, kjo nisur nga ajo çfarë lojtarët dhanë gjatë pjesës së dytë. “Kemi zotëruar mirë pjesën e parë, ku edhe mund të kishim kaluar në avantazh, por duke parë atë që bëmë në pjesën e dytë, duhet të jemi të lumtur edhe me rezultatin 0-0,”- theksoi trajneri Han. - Edhe pse u munduam të krijonim diçka gjatë pjesës së parë, mund të them se problemi ishte që repartet qëndronin të shkëputura nga njëra-tjetra. Nga mënyra se si shkuan gjërat, unë jam i kënaqur me barazimin.

Nuk kemi luajtur ashtu siç kam kërkuar.” I pyetur se çfarë u ka kërkuar kuqezinjve në pushim, ai shtoi: “U thashë lojtarëve të luajnë me topa të shkurtra, por kjo nuk ndodhi dhe loja gjatë pjesës së dytë u bë më shumë lojë me topa të gjatë, çka nuk funksionoi. Këtë ia kam thënë Skelës dhe të tjerëve, por ja që nuk shkoi.

Ndërsa për sa u përket zëvendësimeve, sidomos në repartin sulmues, gjithashtu mosguximit për të fituar gjatë pjesës së dytë, holandezi sqaroi se mund të ishte rrezikuar edhe barazimi. “Përse nuk guxuam? Sepse siç po shkonte loja, ne mund të rrezikonim edhe barazimin. Nëse mendoni se duhet të kisha futur një tjetër sulmues, besoj se mund të ishte një “vetëvrasje”. Nuk ishte problemi që luajtëm me një sulmues. Mund të them se mesfushorët nuk e mbështetën si duhet Bogdanin,”- tha trajneri Han.

Ky i fundit foli edhe për zëvendësimin e mbrojtësit Kristi Vangjeli, që pasi u fut në fillimin e pjesës së dytë, doli përsëri nga loja, për t’i lënë vendin Andi Lilës, në minutën e 80-të. “Futa në fushë Vangjelin, por e pashë që ai nuk po e bënte mirë. Më pas, vendosa të hedh në vend të tij Lilën. Nuk ishte dita e Vangjelit, sepse lojtari nuk kishte kondicionin e duhur, prandaj edhe e zëvendësova.

” Duke lënë pas problemet gjatë ndeshjes, kreu i pankinës kuqezi foli me superlativa për debutimin e Gilman Likës. “Ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe ka punuar shkëlqyeshëm nga krahu i majtë,”- pohoi ai. Në fund, duke pasur parasysh ndeshjen e radhës eliminatore me Hungarinë, më 28 mars, Ari Han lëshoi një mesazh për futbollistët. “U them lojtarëve të mi që të stërviten sa më shumë në këtë periudhë, për të qenë në një kondicion të mirë fizik në ndeshjen me Hungarinë, pasi me Maltën kemi luajtur dobët.”

Kapiteni Skela: Nuk e kuptuam çfarë patëm

Në unison me mendimin e trajnerit Ari Han, ishte edhe kapiteni i kombëtares në ndeshjen me Maltën, Ervin Skela. Sipas fantazistit, në pjesën e dytë ekipi nuk ishte fare agresiv. “Nuk e kuptuam se çfarë patëm në pjesën e dytë. Ekipi nuk ishte më agresiv dhe nuk krijuam shanse për të arritur te goli. Pas 45 minutave të para menduam se do të fitonim, por me lojën që bëmë më pas, duhet të jemi të lumtur që përfunduam në barazim pa gola,”- deklaroi mesfushori, që ishte larg formës së shfaqur në ndeshjet e kaluara. Mungesa e Altin Lalës dhe e Lorik Canës i la një barrë të rëndë Skelës në mesfushë, çka ishte e papërballueshme.

Si i behet tani, kemi shpresa per kualifikim?

Ca shpresash mo Reno ta harrojm kualifikimin as mos te na shkoj neper mend,kemi shume ndeshje te veshtira perpara dhe teper te forta me Portugalin me Hungarin etj.

Ashtu si i gjithë opinioni sportiv, edhe ish-trajnerët e kombëtares janë në unison me paraqitjen zhgënjyese në ndeshjen ndaj Maltës, ku pritej një fitore e kuqezinjve. Edhe pse duke e parë ndeshjen me syrin e specialistit, trajnerët Shyqyri Rreli, Bejkush Birçe, Neptun Bajko, Sulejman Demollari dhe Shpëtim Duro, kanë kritikuar ashpër atë që sot drejton pankinën kuqezi: Ari Han. Sipas tyre, ky i fundit, edhe pse holandez, kur duhet që trajnerë të tillë njihen për lojë sulmuese, nuk e ka aplikuar aspak atë, edhe ndaj kundërshtarëve modestë, siç ishte në rastin konkret, Malta. Përveç kësaj, trajnerët që e kanë drejtuar në vite Shqipërinë, vënë theksin edhe te njohuritë e Hanit mbi lojtarët, ku më së shumti janë grumbulluar ata që nuk luajnë në klubet e tyre. Duke u futur në brendësi të ndeshjes, një tjetër gabim i holandezit, sipas ish-trajnerëve kuqezinj, janë edhe zëvendësimet. “Me atë që u pa, Hani tregoi se kërkonte të mos humbiste, jo të fitonte,”- mendojnë ata. Për këta të fundit, problem i madh është edhe mënyra si si u përgatit kjo ndeshje shumë e rëndësishme, ku më tepër u fol në media për fitoren dhe ëndrrën e kualifikimit për në botërorin e 2010-s. Natyrisht, përveç pjesës së përgjegjësisë që kanë lojtarët, më kryesorja i mbetet trajnerit Ari Han. Për më tej, ja dhe mendimi i tyre, dhënë për “Sportin shqiptar”:

Shyqyri Rreli: Holandezi Han, pa ide sulmuese

Njeriu që ka drejtuar kombëtaren nga shtatori i vitit 1982 deri më 30 maj të 1985-s, u shpreh: “Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe unë si një ish‑trajner prisja që ekipi të fitonte në Maltë. Vetë mënyra se si luajtëm dhe si trajneri Ari Han e rreshtoi ekipin në fushë, më la një shije jo të mirë. Nga ajo që vëzhgova gjatë gjithë lojës, mendoj se vendimi i trajnerit Han ishte që të luante për të mos humbur. Unë nuk pashë një ekip, i cili ishte futur për të fituar. Kemi zhvilluar një lojë tërësisht mbrojtëse, madje edhe zëvendësimet që u bënë ishin po në këtë repart. Trajneri duhej ta ndryshonte këtë mënyrë loje, sepse pas 20‑30 minutave të para, ku u duk sikur ne po studionim lojën, në pjesën e dytë gjatë gjithë kohës kemi qenë prapa. Ekipi nuk kishte ide sulmuese, madje në këtë pikë edhe kundërshtari na dha mësim, kur këtë duhet ta bënim ne. Presim që këta trajnerë të huaj të fusin një filozofi të re në lojën e ekipit tonë, por kjo nuk po ndodh.”

Bejkush Birçe: Ky ekip nuk është kombëtare

Për Bejkush Birçen, që ka qenë në krye të kuqezinjve nga maji i vitit 1990 deri në po të njëjtin muaj të 1994-s, ekipi që luajti me Maltën nuk është një kombëtare. “Në atë ndeshje nuk kuptohej se kush ishte Malta dhe kush ishte Shqipëria. Nuk dua të kritikoj trajnerin, por problemi është që ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Për nga mënyra se si u përgatit ndeshja, mendoj se vetë Ari Han ishte euforik, duke përmendur disa herë ëndrrën për kualifikim. Me atë lojë që ndoqëm, mund të them se ai ekip, nuk përbën më një kombëtare. Natyrisht që ndodhin aksidente, por jo që ekipi kombëtar të jetë i varur nga dy lojtarë dhe të ndodhë kjo tatëpjetë me Maltën. Nëse trajneri ka thirrur lojtarë që nuk aktivizohen në klube, përse Jahmir Hyka dhe Edmond Kapllani nuk u grumbulluan? Nuk ka përse bëhet ky diferencim. Jam i bindur që trajneri Han nuk ka informator në Shqipëri për lojtarët. Nga ana tjetër, mund të them se këtyre situatave nuk u bëhen analiza.”

Neptun Bajko: Mungesë respekti për opinionin

Trajneri që ka drejtuar Shqipërinë në edcionin 1994-1996, ndër të tjera u shpreh se përgjegjësia kryesore bie mbi Ari Hanin.

“Në këtë ndeshje të rëndësishme për ecurinë, mungoi pikërisht respekti për opinionin futbolldashës, për ekipin, për njëri‑tjetrin. Mungesë respekti tregoi trajneri, kur ai nuk njihte gjendjen në çdo detaj dhe kur nuk i shoqëroi fjalët me vepra. Këtë mungesë respekti treguan edhe lojtarët si ndaj kundërshtarit po ashtu edhe ndaj opinionit futbolldashës, që i premtuan fitore. Pa dyshim që përgjegjësi kryesor është trajneri dhe së bashku me të presidenti dhe lojtarët. Nuk mund të thuash që Shqipërinë do ta bëj një Holandë në lojë dhe do të respektojë ata që janë më në formë. Gjithashtu nuk mund të thuash që asnjë nuk është titullar, kur frenon lojën me një vendosje që nuk lejon ekuilibër dhe bashkëpunim. Pra, të gjitha këto tashmë janë gënjeshtra.”

Sulejman Demollari: Thjesht ndeshje e turpshme

Edhe legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, që ka drejtuar kombëtaren në vitet 2001-2002, e ka cilësuar të turpshme ndeshjen eliminatore me Maltën. Ashtu si kolegët e tij, Demollari ia faturon përgjegjësinë kryesore trajnerit Ari Han, që sipas tij, nuk ka dijeni për lojtarët. “Kjo ndeshje kaq e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme në grupin 1, ishte vërtet e turpshme, sidomos pjesa e dytë. Në këtë të fundit madje rrezikuam edhe të humbisnim. Ne gjithmonë e kemi pësuar nga këto lloj ndeshjesh, me ekipe të ashtuquajtura të vogla. Këtu qëndron edhe roli i motivimit të trajnerit Ari Han, pra ana psikologjike që duhet të punojë ai. Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Maltën, kjo gjë që nuk u pa gjatë gjithë kohës. Mendoj se trajneri Han duhet të njohë ekipin apo të ketë informacionet e duhura për çdo kandidat që mund të jetë pjesë e kombëtares, për gjendjen e tyre optimale apo aktuale,”- u shpreh ish-futbollisti i shquar kuqezi.

Shpëtim Duro: Edhe Partizani im fitonte në Maltë

Trajneri aktual i Partizanit, Shpëtim Duro, i cili ka qenë në edicionin e kaluar ndihmësi i Oto Bariçit në kombëtare, e kishte parashikuar këtë dështim. “Edhe ky Partizan që ka probleme, e kishte nxjerrë një ndeshje si ajo e kombëtares sonë me Maltën,”- theksoi ai. - Jo pa qëllim isha skeptik para ndeshjes, sepse pashë të grumbulluarit e trajnerit. Gjithçka që ndodhi mendoj se ishte faji i tij, që nga përzgjedhja që kishte bërë e deri te vendosja e lojtarëve në fushë. Mendoj se shembull konkret është ndeshja e edicionit të kaluar me Luksemburgun, që ishte një ekip edhe më i fortë se Malta. Ne u vendosëm me tre sulmues në fushë: Bogdani, Bushi dhe Kapllani. Këtu tregohet se përse shkon trajneri, për fitore apo për të mos humbur. Edhe zëvendësimet që u bënë, e pështjelluan lojën. Sulmuesit e grumbulluar si Salihi dhe Berisha u mbajtën në stol, ndërkohë që nuk u thirrën Kapllani dhe Hyka. Si përfundim, mund të them se përgatitja për fitore ishte mediatike.”

Burimi:Sporti Shqiptare