Manjaro v18.0 ILLYRIA

Manjaro është një OS i bazuar në Arch Linux, por është më miqësor me përdoruesit. Ky është një sistem operativ i tipit Rolling Release, pra përditesohet vazhdimisht me programet dhe opsionet më të fundit.

Versioni i fundit i qëndrueshëm është Manjaro v18 ILLYRIA. :slight_smile:


Përsa i përket ndërfaqjes së përdoruesit Manjaro ofron tre versione zyrtare:

Manjaro XFCE Edition (18.0)

Manjaro KDE Edition (18.0)

Manjaro GNOME Edition (18.0)

Por gjithashtu mund të gjeni edhe variante të tjera nga Komunitetii Manjaros.

Linket per shkarkin jane ne faqen zyrtare

Interesant duket. Ti vete kete perdor?

Po këtë përdor, PC-në e kam kam Dual Boot, Windows 10 + Manjaro XFCE Edition.

      • Updated - - -

XFCE sugjerohet për PC të vjetër të cilët nuk kanë parametra të mira. Po ashtu edhe versionet si LXDE, MATE.

KDE, Gnome, Budgie etj, janë më të rënda dhe kërkojne grafike të mirë që të shfaqin të gjithë potecialin e tyre.

Pershendejte te gjitheve!

Ka marre shume popullaritet ky distro i linux Manjaro, sapo te mundem do e provoj nje here :sup:

Edhe unë mendoj ta provoj njëherë por në virtual se nuk dua të perdor dual boot