Marieli i bindet mamasë, ndahet nga Mirjeta

Më në fund ai të cilin e ëma e këshillonte “të nxirrte luanin që kishte brenda”, Marieli i BB4, deklaroi: “Jam ndarë nga Mirjeta, tani jemi thjesht shokë”.

Kështu është shprehur ai të enjten në një program radiofonik, ndërsa vetëm tre ditë më parë, çifti së bashku me ish-konkurrentë të tjerë të BB janë parë shumë të lumtur, ndërsa festonin në Vlorë. Mirjeta, vajza që ka lënë përkohësisht Londrën për Shqipërinë, pati thënë se mes saj dhe Marielit gjërat ishin të paqarta dhe ndaj mezi po priste që ai të vinte nga Italia, në drejtim të së cilës u largua menjëherë pas finales së BB; me qëllim që të sqaroheshin.

Kuptohet që me “sqarim” çifti paska nënkuptuar ndarjen, pasi me sa duket në këtë distancë paksa të zgjatur e në komunikimin e munguar, “marrëdhënia” – nëse mund të quhet e tillë, nuk ka funksionuar. Në një intervistë që dha për gazetën shqiptare “Standard” pas daljes nga BB, Mirjeta Bajramaj qe shprehur se ishte shumë e dashuruar me Mariel Shehin dhe se do të donte shumë të vazhdonte atë marrëdhënie që e kishin nisur brenda reality show-t më të ndjekur në Shqipëri. Gjatë aventurës së tyre, u pa se çifti pati një kundërshtar të fortë, të ëmën e Marielit, Majlindën, e cila edhe sot e kësaj dite nuk dihet për ç’arsye iu kundërvu aq hapur Mirjetës.

Ndoshta ngaqë vajza nga Shkodra ka pasur ndonjë histori dashurie më parë për të cilën është shprehur edhe në BB pa doreza. Gjithsesi, po t’i referohemi komenteve të fansave, pjesa më e madhe e tyre janë shprehur kundër vendimit për t’u ndarë, ose më saktë kundër Marielit, i cili duket se ka qenë iniciatori i ndërprerjes së kësaj marrëdhënieje.

ja kshuu perfundojn kto ciftee…! Atje brenda duhet sikur duhen…e thua tii kta mbarojn per njeri tjetrin…kur dalin jasht behen miq …:noo:

hahahhaha mua me vjen me qesh me kta 2 :smiley: te 2 per njeri-tjetrin kane qene e tani shoke haha High Zot o Zot (hapu qiell se ka ngritje:P) neyse… BBA4 e kam pare vetem te shtunave, se diteve tjera smund ti duroja :frowning: e kta 2 si fmija!

Doli prap ne sken ky? Po luanin ku e ka!

Ca ti bente mamit ky i shkreti, kush e di se cfare presioni i ka ushtruar ajo :stuck_out_tongue:

Ca luani ka ai mer…ndonje Mace po,por luan…!:o

po un kam pershtypjen se sduhet te jet mami i ketij djalit shkaku qe jan ndare keto te dy. mirjeta ishte shum e mire dhe kam mendoj qe marjeli nuk e ndiqte dot ate, ne shum drejtime… pastaj ne bote ndahen me mira cifte ne dite. su be nami se qenka ndare marieli nga mirjtea apo jo?!!

Po lidhja e ketyre ishte thjesht sa per te anashkaluar ndonje eleminim :expressionless: Bah! Normale, sme duket tipi i Mirjetes te lidhet me nje si marieli :expressionless:

Bo doli ky qe ka hap fabrik farzoletash

hajt se do gjej nje tjeter…nje grua luaneshe :wink:

ska pas me lek me Mirjeta ti blinte kartopeceta!

por nje lajm te vertet qe degjova eshte se ne vdekjen e gjyshes se Mirjetes eshte lejuar te viten vetem Marjeli pa Mirjeten… :expressionless:

:cry::cry::cry::cry::cry::cry::cry::cry::cry::cry::cry::cry::cry::cry::cry::cry::cry::cry:

ca thoni ju. tani sdo a buke. cishte kio gje qe na thate

haha argent:P gjumi naten sdo me mari tani :stuck_out_tongue:

SI FMIJA kta 2 SI FMIJA !!!

lalke , si guxon te tallesh me kte lajm :qaj:…:qaj:

Le aman mos u tall sarti dot djalka te nxirte luane:hahaha::hahaha:
nuk kam fjetur dot fare die

po spo tallem me lalke nje djale te mire qe kish shqiperia u nda
E di ti ci thone kesaj:( Djale mamaje:bebe:

//youtu.be/CboU-v9plsk