Martohet personazhi i parë nga Big Brother

Njëri nga personazhet më të spikatur të edicionit të dytë të “Big Brother Albania”, Dritani, po përgatitet seriozisht për ceremoninë martesore, e cila do të jetë më datën 19 të këtij muaji.
Që Dritani ishte i fejuar, këtë e dimë të gjithë, pasi gjatë qëndrimit tij në shtëpi, e fejuara u bë personazh mediatik, për shkak të pranisë së të dashurit të saj në shoun më të madh televiziv.

Një lidhje dashurie që ka nisur në bankat e fakultetit juridik, kur ata të dy ishin studentë, duket se po finalizohet me sukses, me një martesë familjare dhe jo vetëm. Siguria te njëri-tjetri dhe besimi absolut në dashurinë që kanë, ka bërë që Tani dhe Eva të mos e zgjasin më.

Kështu, Eva që punon si juriste pranë Drejtorisë së Burgjeve dhe Dritani do të jenë tani burrë e grua.

Me trashegime!