Martohet Rozana Radi

[b]

Që në fillimet e lidhjes është munduar me doemos që ta kundërshtojë duke ruajtur me fanatizëm ‘sekretin’ duke mos dashur më të flasë për jetën e saj private. [/b]

Shumë shpesh për këtë gjë ajo ka zënë një vend të caktuar në faqet rozë të gazetave ndërsa gjithmonë në fokus kanë qenë të dhënat më të fundit nga jeta sentimentale.

Tashmë për të gjithë është bërë i njohur në një mënyrë në tjetrën, djali nga Shkodra me emrin Edi që ka fituar prej kohësh zemrën e këngëtares Rozana Radi ndërsa interesi lidhur me këtë histori dashurie është në maksimum nga fansat. Vetëm pak kohë më parë, qarkulluan thashethemet se Rozana është fejuar me Edin, djalin për të cilin nuk jepen shumë të dhëna për shkak se ai nuk jeton në Shqipëri. Rozana e mohoi kategorikisht të ishte fejuar ndërkohë që lidhja vazhdonte më së miri dhe këngëtarja u bë shumë kohë që po shoqërohej me të. Ne në fakt nuk dimë të flasim për fejesën, sepse kjo tashmë i përket të shkuarës së këngëtares, e rëndësishme është që lidhja e tyre vazhdon dhe madje shumë e fortë, por ama nuk mund të rrimë pa treguar thashethemet e fundit që qarkullojnë për Rozin e më konkretisht për lidhjen e saj me Edin.

Ajo që po flitet gjithmonë e më shumë është një martesë e mundshme pas pak kohësh për dy të rinjtë, dhe burimet thonë që lajmi ka dalë nga njerëz shumë pranë këngëtares. E kontaktuar nga ne Rozi mohon gjithçka madje përgjigja e saj është: ‘Unë nuk e di, me kë po më fejojnë dhe martojnë njerëzit. Jeta ime private më përket mua dhe askujt tjetër’- përgjigjet ajo. Gjithsesi këmbënguljes sonë Rozi i përgjigjet edhe me rrëfimin e disa detajeve të vogla rreth lidhjes së saj me Edin. ‘Jam mirë me njeriun që dua. Ndihem shumë mirë me të. Gjërat na ecin për mbarë. Jetojmë mes Belgjikës dhe Shqipërisë’. Dhe ç’është e vërteta këngëtarja udhëton shumë shpesh, shkon në Blegjikë tek Edi, ndërsa dhe vetë djali shkodran kërkon ta ketë afër vajzën simpatike. Po kështu kemi arritur të mësojmë se Rozana ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët e Edit, e kryesisht me të motrën me të cilën takohët shpesh për të pirë kafe.

Udhëtimet

Kohët e fundit Rozanën zorr se e kap në Tiranë. Të gjithë miqtë që e kontaktojnë në telefon, shpesh ky i fundit i del i fikur ndërsa vetë Rozi bëhet e gjallë pas pak ditësh teksa thotë se ishte në udhëtim. Lëviz shumë jashtë Shqipërisë qoftë për aktivitete pune, qoftë edhe për punët e saj personale. Belgjika është vendi që Rozi shkon më shpesh, sigurisht arsyet dihen. Oferta më e fundit që ajo ka marrë ka qenë realizimi i një kinoprove, për një film me metrazh të shkurtër për të cilin iu kemi rrëfyer pak numra më parë.Aktualisht Rozana është duke bashkëpunuar me Julian Dedën dhe Gentian Zenelin për vënien në skenë të një komedie treshe.

Çmendurit e Rozit

Të gjithë e njohin si një vajzë lozonjare, të sjellshme dhe shumë të qeshur. I do shumë njerëzit që e rrethojnë dhe me të cilët shpenzon një pjesë të mirë të kohës. Të gjithë e përkufizojnë si shumë çapkëne dhe që dëshiron të bëjë gjithmonë si i thotë koka, shpesh dukebërëedhe‘çmenduri’. Përmendim dy prej tyre këtu, dëshirën me insistim që ajo ka për të marrë pjesë në ‘Grande Fratello-n’ italian ku vendos të marrë pjesë në audicione derisa të fitojë, si dhe fryrjen e gjoksit me selikon edhe pse numrinereçipetavesiçthotëajo, nuk e ka të vogël, por thjesht për të ngjarë në plazh bukur.

Burimi:Bluetooth

epo shyqyr u martua

E me cin eshte martu kjo? :smiley:

me nje qe quhet EDI pra e thot aty po ta kesh lexuar…

nuk eshte martuar e ka then tek zone e lire e kishte martuar gazeta shqiptare por e pergenjeshtroi ket lajme dhe ka then se me martesen e nje vajze nuk luhet se eshte gjeja me e shtrejte per vajzat keshty do ta hedh ne gjygj gazeten