Masakra në Devoll, pranga autorit

Policia arrestoi autorin e vrasjes së trefishtë të ndodhur në fshatin Vidohovë të Devollit. Besim Karaj ishte larguar prej andej dhe ishte fshehur në Thumanë në shtëpinë e vëllait te tij.
Policia ka pasur informacion për vendndodhjen duke e prangosur atë vetëm para pak minutash.

Karaji akuzohet për vrasjen e tre vëllezërve Mulliri javën e kaluar, ndërsa për të u shpall një operacion kërkimi si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

BURIMI: TCH