Mascherano e do Barcelonën

Sipas agjentit të Mascheranos, Hoarcio Zandonadi, transferimi i mesfushorit argjentinas në Camp Nou do të ishte formalitet nëse do të ishte në pyetje dëshira e vetë futbollistit.

“Nëse do të ishte në dorë të tij, ai tashmë do të kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare. Ai dëshiron të vijë, ai do të donte ta bënte këtë, por vendimi është në dorë të Barcelonës. Nëse ata e dëshirojnë atë, ekonomikisht do të ishte shumë lehtë”, theksoi Zandonadi për Ona FM.

Javier Mascherano është fare pranë largimit nga Anfield, por nëse destinacioni i tij do të jetë Interi apo Barcelona, mbetet të shihet.