Mashtrimi i madh i astrologjisë

Të gjithë ata që me qejf shikojnë horoskopin për të zbuluar çfarë tregojnë yjet, me siguri i ka befasuar keqinformacioni, i cili është përhapur nëpër internet si cunami, që shenjat e horoskopit në fakt nuk janë të sakta

Mashtrimi i madh i astrologjisë

Të gjithë ata që me qejf shikojnë horoskopin për të zbuluar çfarë tregojnë yjet për ditën e sotme apo javën e ardhshme, me siguri i ka befasuar keqinformacioni, i cili kohët e fundit është përhapur nëpër internet si cunami, që shenjat e horoskopit në fakt nuk janë të sakta.

Astronomi amerikan Parke Kunkle, nga shoqëria “Minnesota Planetarium” javën e kaluar ka përsëritur në qarqet shkencore faktin e njohur mirë që pozicionet e yjeve në qiell për shkak të procesionit, përkatësisht të lëkundjes së boshtit rreth të cilit sillet Toka, në 3000 vitet e fundit kanë luajtur nga vendi për pothuajse një konstelacion të tërë.

Toka sillet rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit. Por, maja e boshtit të Tokës nuk rri e qetë, por lëviz dhe rrotullohet dhe për 25.686 vjet bën një rreth të plotë.

Për shkak të këtij fakti, pozita e yjeve në qiell, përkatësisht e planetëve në të, ndryshon vazhdimisht. Kjo do të thotë që ata që deri tani kanë besuar që janë për shembull peshore, në fakt duhej të ishin peshq. Lajmi ka bërë aq bujë saqë telefoni i astronomit amerikan nuk ka ndalur së rëni.

“Jam i befasuar që lajmi ka nxitur kaq shumë entuziazëm. Kjo nuk është diçka që ka ndodhur menjëherë. Kjo ka ndodhur me shekuj. Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën time dhe nuk ndihem ndryshe. Unë e di cila është ‘shenja ime e vërtetë’. Kur kam lindur, Dielli ishte në konstelacionin e ujorit. Nuk është me rëndësi për mua se a pajtohen me këtë astrologët apo jo, unë i përmbahem astronomisë. Por, më vjen mirë që ky rrëfim i ka bërë njerëzit të interesohen për ndodhitë në qiell”, ka thënë Kunkle.

Por, duket që shumicën e “besimtarëve të astrologjisë” ky lajm i ka brengosur seriozisht dhe nëpër gjithë botën tek miliona njerëz ka shkaktuar krizë të vërtetë të identitetit.

Sigurisht, ka edhe prej atyre të cilët “kanë ndjerë gjithmonë”, që shenja fqinje do t’i përgjigjej më shumë personalitetit të tyre, por edhe ata janë konfuzë, sepse nuk e dinë a munden tani të zgjedhin atë që u pëlqen më shumë. Për ngushëllim mendoni vetëm se sa të vështirë e kanë ata njerëz, të cilët shenjën e vet e kanë bërë të pavdekshme me tatuazhe, në SHBA çdo i pesti vizatim i bërë në lëkurë është shenjë e horoskopit…

eeee krize identiteti??? ku ka njerez me ne krize se ato qe e bazojn jeten e tyre mbi astrologjine???

Edhe mua nuk me jan dukur te verteta :S

Mjere une po te pres dhe te mbeshtes jeten time tek parashikimi i yjeve :slight_smile:

sbesoj qe ka njerez qe ndertojn jeten mbi kto parashikime…por te gjith ia hedhim nje sy horoskopit :roll:

ka sa te duash…ka dhe nga ato njerez qe para se te lindin femi parashikojn dhe organizojn gjithcka ne menyre qe femija ti perkasi nje shenje te caktuar! Kjo sepse duan te percaktojne karakterin dhe fatin qe do kete ai femi.

Nje sy ja hedh, por as1her nuk i besoj Horoskopit :smiley: