Më thuaj çfarë shenje je, ta di kur më tradhton!!

Keni parë në ëndërr sikur ju ka tradhtuar partneri juaj dhe jeni shqetësuar? Mos u shqetësoni se ishte thjesht një ëndërr e keqe. Por që “të zgjoheni” të sigurt edhe në marrëdhënien tuaj, lirenti.com ju ofron mundësinë që të lexoni me kujdes shenjat e mëposhtme, për të mësuar se në cilat situata mund t’ju tradhtonte i dashuri apo e dashura dhe mësoni njëkohësisht sesi të korrigjoni sjelljen tuaj. Kjo, pasi nuk thonë kot se kur ndodh kjo gjë, fajin e kanë të dy…

Dashi

  • Për mashkullin në shenjën e Dashit, tradhtia vjen vetëm në rast se partnerja nuk i ofron siguri seksuale.
  • Për femrën në shenjën e Dashit, tradhtia ndodh nëse partneri i saj e nënvlerëson dhe e tall.

Demi

  • Demi mashkull do të tradhtojë kur të ndjejë se nuk është më i dëshiruar në një lidhje, ndaj do përpiqet të mbushë boshllëkun seksual.
  • Demi femër do t’ju tradhtojë kur të ndjejë se e keni braktisur apo kur partneri ushtron dhunë ndaj saj.

Binjakët

  • Meshkujt në shenjën e Binjakëve reagojnë kur u ushtrohet presion. Tradhtojnë për t’i treguar vetes se mund ta përballojnë situatën, por kështu ndëshkojnë edhe partneren e tyre, për sjelljen mbytëse.
  • Femra në shenjën e Binjakëve tradhton kur të ndjejë mungesë interesi nga ana e partnerit të saj.

Gaforrja

  • Meshkujt e lindur në shenjën e Gaforres do të tradhtojnë kur të ndjejnë se janë distancuar nga partnerja e tyre, apo kur ftohen marrëdhëniet seksuale mes tyre.
  • Femra Gaforre do të reagojë me tradhti, kur shikon se nuk respektohet siç duhet nga partneri i saj.

Luani

  • Mashkulli Luan do të tradhtojë vetëm në rastin kur gruaja e tij nuk do ta respektojë apo vlerësojë siç duhet.
  • Luanesha do të tradhtojë vetëm kur partneri i saj do ta bëjë të ndjehet e parëndësishme në krah të tij.

Virgjëresha

  • Meshkujt e lindur në shenjën e Virgjëreshës tradhtojnë kur ndjejnë se partneri i tyre nuk kujdeset për pasiguritë e tyre psikologjike.
  • Femrat në shenjën e Virgjëreshës do të tradhtojnë nëse partneri i tyre kundërshton t’i mbrojë apo të tregojë ëmbëlsi dhe butësi.

Peshorja

  • Meshkujt e lindur në shenjën e Peshores tradhtojnë nëse kanë përkrah një femër sipërfaqësore apo të ftohtë, të cilës nuk i intereson bukuria e brendshme.
  • Femrat Peshore tradhtojnë me mundësinë e parë, kur shikojnë që shfaqen shenjat e para të keqtrajtimit nga parteri i tyre.

Akrepi

  • Akrepat tradhtojnë nëse jeta e tyre seksuale ka shkuar në zero.
  • Femrat e lindura në shenjën e Akrepit do të tradhtojnë nëse shikojnë që mungon interesi në jetën seksuale.

Shigjetari

  • Shigjetarët tradhtojnë kur e ndjejnë veten të kufizuar, kur u privohet liria. Atëherë do të shikojnë një femër tjetër me mundësinë e parë.
  • Femrat e lindura në shenjën e Shigjetarit, nuk durojnë dot që partneri i tyre të zhytet në rutinën e ditës, punët apo detyrimet e përditshme, ndaj dhe atëherë tradhtojnë.

Bricjapi

  • Meshkujt në shenjën e Bricjapit tradhtojnë kur të ndjejnë se nuk kanë më frymëzim dhe besim tek partnerja e tyre.
  • Femrat në këtë shenjë do të tradhtojnë vetëm nëse kuptojnë se për to partneri i tyre nuk ka më vlera si personalitet.

Ujori

  • Meshkujt Ujorë i tradhtojnë menjëherë partneret e tyre, nëse kuptojnë se mes tyre ka humbur miqësia dhe mirëkuptimi dhe as që ka shpresë për t’u rregulluar situata.
  • Femrat Ujori do të kërkojnë një tjetër shpirt binjak, nëse ndjen se besimi në lidhjen e tyre ka humbur

Peshqit

  • Meshkujt që kanë lindur në shenjën e Peshqve, do të kërkojnë për një tjetër partnere, nëse ajo që kanë ka humbur në rutinën e ditës dhe nuk gjen kohë për gjëra të reja.
  • Femrat në shenjën e Peshqve përfundojnë në krahët e një tjetri, nëse partneri i tyre është kokëshkretë dhe i dhunshëm.

Paska te drejt aty per luanin

hahahhahha futja kot thuaj horoskopit :stuck_out_tongue:

cka tha ?

hahaaha sa kam qesh