Megan: "Ndihem si prostitutë dhe jo si aktore"

[b]

Megan Foks ka deklaruar se për shkak të punës së saj si aktore ndihet si një prostitutë. [/b]

Njëra nga aktoret më seksi për momentin, Megan Foks, gjatë bisedës me revistën “GQ”, ka deklaruar: “Kur mendoni paksa, ne aktoret në të vërtetë jemi prostituta. Na paguajmë që të luajmë dashurinë dhe epshin. Njerëzit e tjerë paguajnë në mënyrë që të na shohin se si puthemi, prekemi dhe bëjmë gjëra, të cilat njerëzit në lidhjet monogame nuk e bëjnë këtë. E tërë kjo situatë më duket paksa neveritëse”.

Ajo ka shtuar se njerëzit e konsiderojnë seksualisht agresive dhe se kjo nuk e brengos. “Njerëzit më konsiderojnë paksa të shthurur. Me vet këtë, ata mendojnë se jam seksualisht agresive dhe që i ngjaj një fëmije të egër. Por, unë fare nuk i ngjaj këtij personi. Prapë, më pëlqen ky imazh, sesa që të jap foton e një personi plotësisht korrekt dhe të drejtë, sepse kjo mendoj se është shumë larg nga e imja e vërtetë”, ka shtuar Megan.

Ka dhe ankesa duke pare se parat i marrin pale pale duke bere qef!

Mendoj se ne nje fare menyre ka te drejte…

Mendoj si Aldo24, pak a shume ajo ka te drejte.

Epo nese i duket vetja ashtu, pse nuk nderron profesion ???
Apo i iken nje shtrese e madhe lekesh ??? :smiley: