Megjithatë, asgjë nga Windows 8 në telefonat e vjetër

Pasi që në një video intervistë paralajmëroi që edhe telefonat e vjetër do të mund të pajisen me Windows 8, kur të prezantohet, i punësuari në Microsoft, Nuno Silva, e qartësoi paksa deklaratën. Në kundërshtim me atë që kemi parë dhe dëgjuar qartë, ai pohon që komenti i tij ka pasur të bënte me kompatibilitetin e aplikacioneve të cilat do të mund të ekzekutohen në Windows OS 8, sikurse edhe në versionet aktuale… kështu që tani për tani mundësia e update mbetet pezull deri në ndonjë deklarim tjetër nga Microsofti, shpresojmë më serioze.

Burimi:

Koha NET